PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 13 QERSHOR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E martë 13 qershor 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore çështje në themel ndaj të pandehurve Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili. Gjatë zhvillimit të gjykimit u relatuan nga prokurori konkluzionet përfundimtare ku kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuliano Hoxha dhe dënimin e tij me 30 vite burgim, si edhe deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili me dënimin e tij me 12 vite burgim. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 27.06.2023, ora 10:30 për t i dhënë kohë të pandehurit Xhuliano Hoxha për t u njohur me ndryshimin e akuzës dhe për t u parashtruar prej tij.
  • U shqyrtua çështja paraprake ndaj të pandehurve Nuredin Dumani dhe Talo Çela, akuzuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, Vrasje me paramendim, Mashtrim, Vjedhje në bashkëpunim, Grup i strukturuar kriminal”, N.79/d/dh, 278/1, 28/4,333/a/1, 334, 78/1-25,22, 143/2,134. Shtyhet senca gjyqësore për t u zhvilluar në datën 28.06.2023, ora 09:00 për të paraqitur provat prokurorja në funksion të akuzës.