PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 14 KORRIK 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore

E Premte 14 Korrik 2023

Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen në tërësi dhe dëgjoi palët në diskutim përfundimtar bazuar në nenet, 228, 229, 230, 237, 238, 248, 249, 466 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.83, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Fran Tuci, i biri i Zef-it dhe Dike-s, i dtl. 01.11.1963, lindur në Fushë-Arrëz dhe banues në Pukë, Fushë Arrëz, Fushagji, Nd. 33, H.1, me shtetësi shqiptare, me gjëndje gjyqësore i padënuar më parë, me gjëndje civile i martuar, i identifikur nëpërmjet ID G31101084P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

2.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.83, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Ndoc Marku, i biri i Fran-it dhe i Lulë-s, i dtl.03.04.1964, lindur në Fshatin Iballë dhe banues në Fshatin Iballë, Njësia Administrative Iballë, Bashkia Fushë Arrëz, me vendqëndrim në Tiranë, në adresën: rruga “Elez Isufi”, pranë Urës së Institutit, Bashkia Kamëz, me shtetësi shqiptare, me gjëndje civile i martuar, gjëndje gjyqësore i padënuar më pare, përdorues i telefonit 0682571250, identifikuar nëpëmjet ID G40403079U, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

2.1.Urdhërohet shtetasi nën hetim Ndoc Markutë mos largohet nga banesa e tij  e ndodhur në Tiranë, në adresën: rruga “Elez Isufi”, pranë Urës së Institutit, Bashkia Kamëz.

3.Për ekzekutimin e ketij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori Ols Dado.  

4. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 14.07.2023.