PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 14 QERSHOR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E mërkurë 14 qershor 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve:
  1. Selaudin Shahini,  akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçante të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.

2. Ndriçim Shahini, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.

3. Ervis Cara, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.

4. Endi Ahmetaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.

5. Vojsava Doda, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.

6. Aurel Shatri, akuzuar  për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.

7. Fatri Braha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenet 112, 190, 375, 379, 380, 389, 380, 388 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 55, 141/a, 248, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal,

VENDOSI:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selaudin Shahini për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selaudin Shahini, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur Selaudin Shahini dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
  4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Selaudin Shahini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite   e 4 (katër) muaj burgim.
  5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Selaudin Shahini do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Shahini për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Shahini, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur Ndriçim Shahini dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
  9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ndriçim Shahini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite   e 8 (tetë) muaj burgim.
  10. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Ndriçim Shahini do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
  12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehurit Ervis Cara dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
  14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ervis Cara i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite   e 8 (tetë) muaj burgim.
  15. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Ervis Cara do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  16. Deklarimin fajtore të të pandehurës Vojsava Doda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
  17. Deklarimin fajtor të të pandehurës Vojsava Doda, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  18. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehurës Vojsava Doda dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vite burgim.
  19. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vojsava Doda i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
  20. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga e pandehura  Vojsava Doda do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  21. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Aurel Shatri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
  22. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Aurel Shatri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
  23. Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Aurel Shatri me vendimin nr. 14, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  24. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Aurel Shatri nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
  25. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endi Ahmetaj për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozitë dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
  26. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Endi Ahmetaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
  27. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi Ahmetaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.
  28. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Endi Ahmetaj do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatri Braha për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozitë dënimin e tij me 9 (nëntë)  muaj burgim.
  30. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit
    Fatri Braha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  31. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Fatri Braha do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  32. Në bazë të pikës nenit 190, pika 1, shkronja ç) të Kodit të Procedurës Penale, sendet e sekuestruara që janë lënë në ruajtje pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara Tiranë,  ti kthehen personave që iu përkasin si vijon: (i) Auto vetura e markës Mercedes-Benz me nr.shasie ËDD2211221A040220 me targa AB405FV dhe 1 çelës ndezjeje, në pronësi të Aurel Shatri, e sekuestruar me procesverbalin e datës 25.02.2022. (ii) Një varëse qafe me zinxhir të trashë material serm; Një orë dore me zinxhir ngjyrë gri&gold,metalizato,ku tek zinxhiri ka mbishkrimin Rolex, Geneva, Sëismade, Steelinox, OP8, rolexsa 72200; 1 kartëmonedhe e prerjes 500 lekë; 1 kartëmonedhë e prerjes 200 lekë; 2 monedha metalike të prerjes 50 lekë; 2 monedha metalike të prerjes 20 lekë, prova materiale të sekuestruara të pandehurit Ndriçim Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022; (iii) 16 kartëmonedha të prerjes 50 euro, gjithsej 800 euro, si dhe  1 kartëmonedhë e prerjes 5000 lekë, prova materiale të sekuestruara të pandehurit Ervis Cara me procesverbalin e dt.25.02.2022.
  33. Në bazë të nenit 190, pika 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, sendet e sekuestruara prova materiale dhe që i janë bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim: (i) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 12,me IMEI 356703110711792 dhe IMEI 356703110364907,me ngjyrë gold në pjesën e kapakut të pasmë, me ekran me ngjyrë të zezë, i veshur me një këllëf plastik ngjyrë e zezë me 2 karta sim ku janë të vendosura numrat e telefonit 0692471333 dhe 0698810888, sekuestruar të pandehurit Selaudin Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022. (ii) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 10,me IMEI 357297090695124 e IMEI 357297090572729 , ngjyrë gold metalizato, me prekje, me ekran me ngjyra, me kapak metalizato të thyer, me nr.telefoni të kompanisë ``one`` +355683224784, sekuestruar të pandehurit Ndriçim Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022. (iii) Aparat telefoni celular i markës IPHONE,me IMEI 353052100760663 dhe IMEI 353052100717705,mbështjellë me kapak ngjyrë të zezë,brenda të cilit gjendet një kartë telefoni e kompanisë ``One`` me nr.06856689053, sekuestruar të pandehurit Ervis Cara me procesverbalin e datës 25.02.2022. (iv) Aparat telefoni celular i markës IPHONE X,me IMEI 359409088404132,me ekran me ngjyrë të zezë dhe kasa me ngjyrë të zezë me kartë sim Vodafone me nr.0696900709, sekuestruar të pandehurit Endi Ahmetaj me procesverbalin e datës 25.02.2022. (v) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 12 PRO MAX,me IMEI 350022968004119 e IMEI 3500229675707755,që hapet me kod 1-2-3-4-5-6,me ekran ngjyrë të zezë dhe kasë ngjyrë gri të errët me kartë sim Vodafone me nr.0694115663, sekuestruar të pandehurës Vojsava Doda me procesverbalin e datës 25.02.2022. (vi) Aparat telefoni celular i markës IPHONE, me IMEI 359871974266844 dhe IMEI 359871974462963,me ngjyrë gold në pjesën e kapakut të pasëm, me ekran me ngjyrë të zezë, i veshur me një këllëf plastik ngjyrë e zezë me 1 kartë sim me numër telefoni 0686911900, sekuestruar të pandehurit Aurel Shatri me procesverbalin e datës 25.02.2022, ti kthehen prokurorit në kuadër të procedimit të ndarë nr.40/1 të vitit 2022.
  34. Në bazë të germës “b” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, ti dorëzohet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë sendi i sekuestruar që  i është  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që është:- Dokument identifikimi i policisë së shtetit nr.PN J2550631D dhe ID card 9018806 lëshuar në emër të Vojsava Doda grada inspektor, i sekuestruar të pandehurës Vojsava Doda me procesverbalin e datës 25.02.2022.
  35. Në bazë të gërmës “c” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, të asgjësohen (zhduken) sendet e sekuestruar që nuk kanë asnjë vlerë, që  i janë  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) Një shishe plastike 0,5 litra bosh, si ato të ujit me mbishkrimin “Lajthiza”; (ii) Dy çakmakë material plastik, njëri me ngjyrë portokalli dhe tjetri me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin “Bic”, si dhe një kuti plastike me kapak me mbishkrimin “Orbit” sekuestruar me procesverbalin e dt.25.02.2022 gjatë këqyrjes dhe sekuestrimit të mjetit të trafikuar Mercedes-Benz C-Klas me ngjyrë të bardhë, pa targa;
  36. Në bazë të të germës “ç” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, ti kthehen:  -  të pandehurit Ndriçim Shahini sendet e sekuestruara atij me procesverbalin e dt.25.02.2022, të cilat  i janë  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) 2 çelësa me ngjyrë gri metalizato. (ii) Një portofol ngjyrë e zezë me shirit në mes me ngjyrë jeshile me të kuqe. (iii) Një kartë leje drejtimi në emër të Ndriçim Shahinit me nr.J710200641. (iv) 1 nuskë, në formë dokumenti me ngjyrë të verdhë të zbehur me mbishkrimin “Bekim nga kisha Shna Ndout Laç”; -  të pandehurës Vojsava Doda sendet e sekuestruara me procesverbalin e dt.25.02.2022, të cilat  përkasin asaj dhe i janë  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) Çantë shpine ngjyrë gri me mbishkrimin ``UNDER ARMOUR``; (ii) Një krehër me ngjyrë të bardhë e blu, një furçë dhëmbësh e paketuar Colgate, një tubet kremi Bepanthol, një rimel për qerpikë me mbishkrimin CLINIQUE dhe një buzëkuq me kapak të zi me mbishkrimin NO7. -  të pandehurit Fatri Braha sendi i sekuestruara atij me procesverbalin e dt.25.02.2022, që  i është  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që është: (i) Aparat telefoni celular i markës Nokia,me IMEI 357994033104301,ngjyrë e kuqe, brenda të cilit gjendet një kartë telefoni e kompanisë Vodafone me nr.0694106407.`
  37. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake në masën 434,360 lekë, si dhe  shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë, në mënyrë solidare.
  38. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë sot më datë 14.06.2023.