PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 16 QERSHOR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E premte 16 QERSHOR 2023

Gjykata pasi zhvilloi seancën gjyqësore të marrjes në pyetje të të arrestuarve në prani të mbrojtësve të zgjedhur, si dhe dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve,

Bazuar në nenin 228, 229, 230, 234, 237, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale;

VENDOSI:

  1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.56, datë 12.06.2023, për personat nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Florian Baku, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Vangjush Kashara, Tomor Baruti, Gentian Aga dhe Alid Shehi.
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Egi Idrizaj, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.56, datë 12.06.2023.
  3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë e Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bora Idrizaj, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.56, datë 12.06.2023.
  4. Ndryshimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Dejvi Skënderaj, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.56, datë 12.06.2023, duke caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, duke urdhëruar që të paraqitet në Shërbimet e Policisë Gjyqësore çdo të hënë ora 14:00.
  5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit Dejvi Skënderaj nëse nuk mbahet i arrestuar apo ndaluar në kuadër të ndonjë procedimi tjetër penal.
  6. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi.
  7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.06.2023