PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 29 SHTATOR 2023

Gjykata, mbështetur në nenet 28/4, 36, 55, 287/1 shkronja d), 283/a/1, 284/1, 333/a/1/2, 334/1 të Kodit Penal, nenet 4/2, 388/1 gërma “d”, 390, 393/1, 406/1 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I :

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Memaj, për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Memaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal,  parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Memaj, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Aleks Memaj, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal në referim të nenit 388/1 të K.Pr.Penale.
  5. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Aleks Memaj, me një dënim të vetëm me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
  6. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aleks Memaj, me një dënim të vetëm përfundimtare prej 10 (dhjetë) vjet  burgim.
  7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aleks Memaj, do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kurti, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kurti, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kurti, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1, gërma "b" të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kurti, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vjet burgim.
  12. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Saimir Kurti me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  13. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Saimir Kurti t'i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj.
  14. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Saimir Kurti, do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  15. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erind Hysomemaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  16. Deklarimin fajtor të të pandehurit  Erind Hysomemaj, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  17. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Erind Hysomemaj, me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  18. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Erind Hysomemaj me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.
  19. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Erind Hysomemaj do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  20. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Ademi (Hysomemaj), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Ademi (Hysomemaj), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  22. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Klajdi Ademi (Hysomemaj), me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  23. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Klajdi Ademi (Hysomemaj), me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.
  24. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Klajdi Ademi (Hysomemaj), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  25. Deklarimin fajtor të të pandehurit Toni Kushi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  26. Deklarimin fajtor të të pandehurit Toni Kushi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  27. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Toni Kushi me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  28. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Toni Kushi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.
  29. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Toni Kushi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  30. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mariglen Çaçi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  31. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mariglen Çaçi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  32. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Mariglen Çaçi me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  33. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Mariglen Çaçi me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.
  34. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mariglen Çaçi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  35. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Neço, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 –28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  36. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Neço për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  37. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Aleksandër Neço me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  38. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aleksandër Neço me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.
  39. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aleksandër Neço do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  40. Deklarimin e pafajshmën të të pandehurit Çezar Gjomemo për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal.
  41. Deklarimin e pafajshmën të të pandehurit Çezar Gjomemo për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
  42. Deklarimin fajtor të të pandehurit Çezar Gjomemo për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
  43. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Çezar Gjomemo t'i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2(dy) vjet burgim.
  44. Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar me vendimin nr. 45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  45. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Çezar Gjomemo nëse nuk mbahet i ndaluar/arrestuar për efekt të ndonjë vendimi tjetër.
  46. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Kambëri për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me  nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Kamberi për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.
  48. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Shkëlzen Kambëri me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  49. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit Shkëlzen Kamberi t'i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  50. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Shkëlzen Kamberi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  51. Deklarimin fajtor të të pandehurit Malton Lleshi për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284/1 - 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  52. Deklarimin fajtor të të pandehurit Malton Lleshi për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(tre) vjet burgim.
  53. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Malton Lleshi me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
  54. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, denimit të të pandehurit Malton Lleshi t'i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  55. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Malton Lleshi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  56. Deklarimin pafajshëm të padehurit Luan Zylyftari për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal.
  57. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Luan Zylyftari për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
  58. Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale caktuar ndaj të pandehurit Luan Zylyftari me vendimin e datës nr.45, datë  30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  59. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Zylyftari për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
  60. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Zylyftari për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  61. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Artan Zylyftari me një dënim të vetëm prej 8(tetë) vjet burgim.
  62. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Artan Zylyftari t'i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
  63. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Artan Zylyftari do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  64. Deklarimin fajtor të të pandehurit Geri Zylyftari për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tete) vjet burgim.
  65. Deklarimin fajtor të të pandehurit Geri Zylyftari për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.
  66. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Geri Zylyftari me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
  67. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Geri Zylyftari t'i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
  68. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Geri Zylyftari do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  69. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erlind Zylyftari për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.
  70. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erlind Zylyftari për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  71. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Erlind Zylyftari me një dënim të vetëm prej 8(tetë) vjet burgim.
  72. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Erlind Zylyftari t'i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
  73. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Erlind Zylyftari të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  74. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Gaba për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.
  75. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Gaba për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  76. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Ilir Gaba me një dënim të vetëm prej 8(tetë) vjet burgim.
  77. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Ilir Gaba t'i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
  78. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ilir Gaba do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  79. Deklarimin fajtor të të pandehurit Festim Lelaj për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
  80. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Festim Lelaj t'i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.
  81. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Festim Lelaj do të fillojë nga dita ekzekutimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  82. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë  së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe sendeve si më poshtë: Bazuar në kërkesat e nenit 190 pika "a" dhe "b" të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara: Vlera monetare e sekuestruar të pandehurit Saimir Kurti  në vlerën prej 38.000 (tridhjetë e tetë mijë) euro dhe arma e zjarrit, e llojit pistoletë, e markës "Bereta", me Nr. "F40245 11393", me mbishkrimin në anën tjetër "Read Earnings before using Guns-made in Italy", së bashku me një krehër me tetë fishekë, si dhe sasia e municionit prej 45(dyzet e pesë) copë fishekë, të kalibrit 9mm. Një armë zjarri, pistoletë me nr.1100567466-1964, së bashku me një krehër me 6(gjashtë) fishekë, sekuestruar të pandehurit Çezar Gjomemo të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
  83. Në respektim të parashikimeve të nenit 190 provat materiale: Aparat telefoni celular i markës "Nokia ", model:TA-1063, me ngjyrë të zezë, me numër IMEI 353378092714040/72; dhe IMEI 2: 353378092794042/72, nr. 0693316101, pa pin, sekuestruar të pandehurit Luan Zylyftari; Aparat telefoni celular i markës "Samsung", model:SM-J600FN, me ngjyrë të zezë, me numër IMEI:; dhe IMEI 2: 3594209017092/02, nr. 06864889646, me pin:9255, sekuestruar të pandehurit Erlind Zylyftari; Aparat telefoni celular i markës "Iphone", model:12 Pro Max (A2342, me ngjyrë të bardhe, me numër IMEI: 354703753802355; dhe IMEI 2: 354703753861070, nr.0686167098, me pin:3474, me fjalëkalim: 162495, sekuestruar të pandehurit Geri Zylyftari;  Telefon i markës "Nokia" model TA-1010, me numër IMEI: 354201102606148, me butona me kase ngjyrë të zezë, pa kod hapje me kartë SIM me numër 0686949971 sekuestruar të pandehurit Ilir Gaba; Telefon i markës "Nokia" model 1010 (RH-18), me numër IMEI: 354308002663648 ngjyrë gri sekuestruar të pandehurit Ilir Gaba; Telefon i markes "Nokia" model 1037, me numër IMEI 1: 355834093403775 dhe IMEI 2: 355834093403775, me butona me kase ngjyrë të zezë, sekuestruar të pandehurit Ilir Gaba;Telefon i markës "Nokia" model TA -130, me numër IMEI 1: 357300084594145 dhe IMEI 2: 357300084594152, me ngjyre gri dhe blu, sekuestruar të pandehurit Ilir Gaba; Tablet i markës "Samsung", model M-T560, me numër serial R52HBIBLZMH, me ngjyrë të bardhë, sekuestruar të pandehurit Ilir Gaba; Aparat telefoni celular i markës "Samsung Duos", model:SM-J730F/DS, me ekran të thyer, me numër IMEI 357124/09/084875/2;35712/09/084875/9, sekuestruar të pandehurit Aleksander Neço; Aparat telefoni celular i markës "Nokia", ngjyrë blu me nr. 0699864707, sekuestruar të pandehurit Erind Hysomemaj;  Aparat telefoni celular i markës "Samsung", ngjyrë e zezë, sekuestruar të pandehurit Erind Hysomemaj; Aparat telefoni celular i markës "Samsung", ngjyrë gold, sekuestruar të pandehurit Erind Hysomemaj; Aparat telefoni celular i markës "Samsung" smartfone, me nr. IMEI 354358082322797/01 sekuestruar të pandehurit Marenglen Çaçi;Aparat telefoni celular i markës "ASUS", me xham të thyer dhe pa kartë, sekuestruar të pandehurit Çezar Gjomemo; Aparat telefoni celular i markës "Samsung", pa kartë telefoni i fikur, sekuestruar të pandehurit Çezar Gjomemo; Aparat telefoni celular i markës "LG", me xham të thyer dhe pa kartë telefoni, sekuestruar të pandehurit Çezar Gjomemo; Aparat telefoni celular i markës "Samsung", sekuestsruar të pandehurit Çezar Gjomemo;Aparat telefoni celular i markës "Samsung", sekuestruar të pandehurit Çezar Gjomemo;Aparat telefoni celular i markës "Samsung", sekuestruar të pandehurit Çezar Gjomemo;Aparat telefoni celular i markës "Samsung A10", me numër IMEI 1:356979105038405/41 dhe IMEI 2: 80105038403/71, sekuestruar të pandehurit Artan Zylyftari; Aparat telefoni celular i markës "Iphone", model:12 Pro Max, me ngjyrë gri të errët, me kllef plastik me ngjyrë transparente, me numër IMEI: 359237639244933; dhe IMEI 2: 359237639103311, sekuestruar të pandehurit Saimir Kurti; Aparat telefoni celular i markës "Samsung smartfone", sekuestruar të pandehurit Aleks Memaj; Aparat telefoni celular i markës "Samsung", me mbrojtëse të tejdukshme dhe kapakë ngjyrë blu, sekuestruar të pandehurit Aleks Memaj;  Aparat telefoni celular i markës "Samsung", ngjyrë gri metalizato, me nr.tel: 0694624946, me kod hyrje AZIZ 197, sekuestruar të pandehurit Aleks Memaj; Aparat telefoni celular i markës "Samsung smartfone", ngjyrë e zezë, sekuestruar të pandehurit Aleks Memaj; Aparat telefoni Samsung, sekuestruar të pandehurit Shkëlzen Kamberi; Aparat telefoni celular i markës "Samsung Duos", sekuestruar bashketepandehurit Rexhino Muçaj; Aparat telefoni celular i markës "nokia", ngjyrë e gri,me tastier të dëmtuar, sekuestruar bashkëtëpandehurit Rexhino Muçaj; Aparat telefoni celular i markës "Alkatel", ngjyrë i zi, sekuestruar bashkëtëpandehurit Rexhino Muçaj; Aparat telefoni celular i markës "nokia", ngjyrë e zezë, me xham të thyer, sekuestruar bashkëtëpandehurit Rexhino Muçaj;

Aparat telefoni celular i markës "Samsung A 10", ngjyrë blu, me xham të thyer, sekuestruar bashkëtëpandehurit Alban Koshi; Aparat telefoni celular i markës "Nokia", ngjyrë e zezë, me kapak të dëmtuar, me sim card nr.0693355263, me nr.Imei 354401104624610, sekuestruar të pandehurit Aurel Kalari; Aparat telefoni celular i markës "Iphone", ngjyrë e zezë, me numër Imei:358370062271809, sekuestruar bashkëtëpandehurit Aurel Kalari; Aparat telefoni celular i markës "Samsung smartfone", ngjyrë blu, me ekran të thyer, sekuestruar bashkëtëpandehurit Alban Koshit t’iu kthehen personave që i’u përkasin.

  1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të mëposhtme: Pasuria në emër të shtetasit Aleks Memaj, me nr. 28/554-N5, zona kadastrale 8603, vol.49, fq152, e llojit Njësi, me sipërfaqe 180.2 m², ndodhur në lagjen "Pavarësia”, Vlorë; Pasuria në emër të shtetasit Aleks Memaj, me nr. 38/237, zona kadastrale 8602, vol.49, fq.152, e llojit Truall+Ndërtesë, me sipërfaqe 471.39 m2 truall dhe 111.09 m2 ndërtesë, ndodhur në Vlorë, Pasuria në emër të shtetasit Jovan Memaj, me nr. 151/56+1-1, zona kadastrale 3266, vol.23, fq.43, e llojit Apartament, me sipërfaqe 47.3 m², ndodhur në Sauk, Tiranë; Pasuria në emër të shtetasit Enkelejda Memaj, me nr.38/79-ND, zona kadastrale 8602, vol.92, fq.218, e llojit Ndërtesë, me sipërfaqe 37 m², ndodhur në lagjen "Uji i ftohtë", Vlorë; Pasuria në emër të shtetasve Virjon dhe Alketa Memaj, me nr.29/124+2-38, zona kadastrale 8602, vol.20, fq.176, e llojit Apartament, me sipërfaqe 120 m², ndodhur në lagjen "Pavarsia", Vlorë; Pasuria në emër të shtetasit Aleks Memaj, me nr.28/554+1-47, zona kadastrale 8602 vol.49, fq.216, e llojit Apartament, me sipërfaqe 81.77 m², ndodhur në lagjen "Pavaresia", Vlorë; Pasuria në emër të shtetasit Viron Memaj, me nr.39/2+1-9, zona kadastrale 8602 vol.20, fq.176, e llojit Apartament, me sipërfaqe 46 m², ndodhur në lagjen "Kushtrimi", Vlorë; Pasuria në emër të shtetasit Viron Memaj, me nr.39/13, zona kadastrale 8605, vol.23, fq.123, e llojit Truall, me sipërfaqe 110 m², ndodhur në lagjen "Kushtrimi", Vlorë; Pasuria në emër të shtetasit Viron Memaj, me nr.38/84-Nd, zona kadastrale 8602, vol.81, fq.238, e llojit Ndërtesë, me sipërfaqe 117.9 m², ndodhur në lagjen "Uji i ftohtë Pasuria në emër të shtetasit Saimir Kurti, me nr.14/80+1-6, zona kadastrale 3101, vol.23 fq.221, e llojit Apartament, me sipërfaqe 96 m², ndodhur në Qerret, Kavajë;", Vlorë; Pasuria në emër të shtetasit Laje Kurti, me nr.139/7,zona kadastrale 3427, vol.3, fq.38, e llojit Truall, me sipërfaqe 4.393 m², ndodhur në Kavajë; Pasuria në emër të shtetasit Everest Kurti, me nr.302/40-ND, zona kadastrale 2291, vol.45, fq.79, e llojit Ndërtesë, me sipërfaqe 216 m², ndodhur në fshatin Kryemedhenj, Kavajë; Automjeti i markës Mecedes Benz, me targë TR 8021 R, në emër të shtetasit Aleks Memaj; Automjeti i markës Nissan me targë AA 604 CZ, në emër të shtetasit Ilir Gaba; Asetet, aksionet dhe pasuritë e shoqërive dhe personave fizik si më poshtë vijon: Shoqërisë "Teorema Konstruksion" sh.p.k., me numër NIPT L07206201M, aktivitet në fushën e ndërtimeve civile, industriale, ura, rrugë etj.Prodhim i elementëve të parafrabrikuara etj., me adresë lagja "Uji i Ftohtë", vile 2 kate, kati 1, pranë 7 pallateve, Vlorë ku figuron me administrator dhe artak i vetëm shtetasi Aleks Memaj; Subjektit fizik në emër të shtetasit Aleks Memaj, me NIPT L57012216T, me fushë veprimtarie Bar-Kafe, me adresë rruga "Pelivan Laskaj", lagja "Pavarsia", pallati Materia Cons.Al, Nr. 10, kati 1, Vlorë. Subjektit fizik në emër të shtetasit Everest Kurti, me NIPT L63605801H, me fushë veprimtarie shërbime në fushën e turizmit si hoteleri, bar, restorant, stacione plazhi, pishina etj., në adresën rruga kryesore e fshatit Gërmenj, objekt 1-kat, "zona kadastrale 2291, pasuria nr.302/2, Kavajë. Si dhe në adresën rruga "E Kavajës", ish parku i mallrave, Kompleksi Delijorgji, Godina G, shkalla nr.2, Tiranë. Subjektit fizik në emër të shtetasit Saimir Kurti, me NIPT L62923804N, me fushë veprimtarie Bar-Kafe, me adresë rruga kryesore e fshatit Gërmenj, objekt 1-kat, zona kadastrale 2291, pasuria nr.302/2, Kavajë si dhe vlera monetare e sekuestruar të pandehurit Saimir Kurti në vlerën prej 22.000 (njëzetëedymijë) euro.
  2. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurin Klajdi Ademi, av. Pranvera Doçi të shpërblehet nga shteti sipas tarifave përkatëse.
  3. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datën 28.09.2023