PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - E ENJTE 16 MARS 2023

 

Përmbledhje e seancës gjyqësore

E enjte 16 mars 2023

U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal". 

Gjatë seancës gjyqësore u lexuan deklarimet e dhëna gjatë hetimeve paraprake për disa dëshmitar, si dhe u pyet para gjykatës i ati i viktimës Regis Runaj në cilësinë e dëshmitarit të kërkuar si provë nga prokurori, Jetnor Runaj. I bashkëpandehuri Erjon Alibej deklaroi para gjykatës se nuk jep pëlqimin për t’u pyetur, pasi më parë ka shprehur vullnetin e tij për t’u pyetur para gjykatës. Seanca e radhës është lënë me datë 04.04.2023, ditë e martë, ora 09:00, për të vijuar me marrjen e provave shkresore nga ana e prokurorit.