Përmbledhje e seancave gjyqësore – E hënë, 05 dhjetor 2022

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E hënë, 05 dhjetor, 2020

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Arben Isufaj (Ligji Anti-Mafia), u relatua akti i ekspertimit. Shtyhet seanca për në datën 09 dhjetor, 2022, ora 10:30.
  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Gentian Malindi – zëvendësim mase/revokim. U shpall rrëzimi i kërkesës.
  • OFL – Akti Normativ – seanca gjyqësore shtyhet për në datën 13 dhjetor, ora 08:30, pasi mungonte avokati.
  • OFL – Akti Normativ – seanca gjyqësore shtyhet për në datën 20 dhjetor, ora 14:00
  • Çështje themeli - Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të pandehurve:

  1. Ilirjan DUÇELLARI
  2. Aurel KALARI
  3. Kleo (Piro) BREGU
  4. Orhan DUÇELLARI
  5. Julian BEJDOLLARI
  6. Rexhino MUÇAJ
  7. Robert MYFTARI
  8. Alban KOSHI
  9. Mariglen DUÇELLARI

Seanca e radhës zhvillohet në datën 19 dhjetor, ora 10:00, që avokatët të përgatiten pë konkluzionet.

  • Çështje themeli - Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të pandehurve:

  1. Ardian ÇAPJA
  2. Etjen CANI
  3. Klajdi DOKOLI
  4. Ervis BARDHI
  5. Jorgo LEKU
  6. Florenc ÇAPJA

Seanca e radhës zhvillohet në datën 14 dhjetor, ora 12:00, pasi nuk u paraqitën avokatët mbrojtës të të pandehurit Etjen Cani.

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të pandehur Albana Vokshi, pasi mungonte Prokurorja. Seanca e radhës zhvillohet në datën 09 dhjetor, ora 08:45.
  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Shkëlzen Selimi. Dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, për kryerjen e veprës penale: "Refuzimi per deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private te personave te zgjedhur, parashikuar nga nenet 257/a/2 i K.Penal.