Prezantimi i Analizës Vjetore të veprimtarisë së GJKKO-së

Prezantimi i Analizës Vjetore të veprimtarisë së GJKKO-së

Sot, më datë 27 shkurt 2024, Kryetarja në detyrë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar znj. Irena Gjoka prezantoi Raportin Përfundimtar të Analizës Vjetore të punës së GjKKO-së për vitin 2023, në praninë e zëvendëskryetarit të KLGj-së z. Ilir Rusi, anëtarit të KLGj-së z. Klodian Kurushi, trupës gjykuese dhe stafit të GJKKO-së.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetares, e cila vijoi me analizën e përgjithshme për vitin paraardhës dhe rezultatet vjetore të përmbledhura në formë analitike dhe krahasimore bazuar në të dhënat/raportet e mëparshme.

Në diskutimin e saj, znj. Gjoka theksoi rëndësinë e vitit 2023, i cili ishte vit tejet angazhues, mobilizues dhe sfidues për Gjykatën e Posaçme, pasi trupa gjyqësore ka trajtuar çështje mjaft të rëndësishme duke u kujdesur maksimalisht për respektimin e afateve procedurale të shqyrtimit gjyqësor dhe duke synuar në radhë të parë cilësinë e vendimmarrjes së saj. Pavarësisht ngarkesës së çështjeve dhe vështirësive që mbartin proceset gjyqësore, GJKKO ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmbushjen e objektivave me qëllim dhënien e një drejtësie me integritet dhe besueshmëri të lartë publike.

Për të zhvilluar dhe konsoliduar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit institucional dhe debatin frytdhënës, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të veprimtarisë dhe forcimin e kapaciteteve, përfaqësuesit e KLGJ-së shprehën dhe vlerësuan angazhimin dhe dinamikën e përpjekjeve të Gjykatës së Posaçme, krahas ngarkesës së çështjeve dhe vështirësive që mbart procesi i vendimmarrjes gjyqësore.

Analiza Vjetore e Punës GJKKO - 2023

Analiza vjetore 2023 - 1

Analiza vjetore 2023 - 2

Analiza vjetore 2023 - 3

Analiza vjetore 2023 - 4

Analiza vjetore 2023 - 5