Takim zyrtar në GJKKO me Ambasadorin Holandez z. Reinout Vos

Kryetarja në detyrë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar znj. Irena Gjoka, priti sot Ambasadorin e Holandës në Tiranë, z. Reinout Vos. Duke shprehur kënaqësinë për realizimin e takimit në funksion të vijimit të bashkëpunimit mes institucioneve, znj. Gjoka falënderoi edhe njëherë për interesin e shprehur për bashkëpunimin e përbashkët.

Irena - Reinout Vos

Kënaqësi të takoj Kryetaren në detyrë të GJKKO-së (SPAK), Gjyqtare Irena Gjoka. E urova për punën e mirë që ajo po kryen në Gjykatë dhe shpreha interesin tonë për forcimin e bashkëpunimit.