Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.17 dt:10.03.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar / Personi përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës nga prokurorja Doloreza Musabelliu.

Objekti i kërkesës

Masë parandaluese pasurore, sekuestro. Vleftësimin e sekuestros vendosur me urdhërat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Baza ligjore e kërkesës

Neni 19 pika 5 gërma “b’’ dhe 7 të aktit normativ nr.1, datë 31.01.2020.

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

  1. 1. Vleftësimin e masës së sekuestros të vendosur me urdhërin nr.01, datë 14.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbi mjetin në zotërim të shtetasit Xh.T si më poshtë;
    - Një automjet i llojit xxxxx e blinduar e markës “xxxx”, model “xxxxx” me ngjyrë të zezë, viti i prodhimit 2xxx, në pronësi të subjektit “xxx” sh.p.k, me NIPT xxxx, me targa xxxx, me numër shasie xxxxx me drejtues mjeti shtetasin Xh.T.
  2. Vleftësimin e masës së sekuestros të vendosur me urdhërin nr.2, datë 14.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbi pasurinë e shtetasit B.D si më poshtë;
    - Automjet i llojit autoveturë, i markës “xxxx” model xxxx, me ngjyrë të zezë, vit prodhimi xxxx, me targa xxxx, me numër shasie xxxx, në pronësi të shtetasit B.H.D.
  3. Vleftësimin e masës së sekuestros të vendosur me urdhërin nr.4, datë 14.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbi pasurinë e shtetasit E.H.D si më poshtë;
    ​​​​​​​- Automjet i blinduar i markës “xxx” tipi “xxxx”, vit prodhimi 2xxxx, me  ngjyrë të zezë, me targa xxxxx me numër shasie xxxxx, në pronësi të subjektit “xxxxxx” sh.p.k, me drejtues shtetasin E.H.D.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Shtetasi Xh.T. i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Gjykata vendosi

  1. Vleftësimin e masës së sekuestros së vendosur me urdhërin nr.1, datë 14.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi automjetin me këto karakteristika: automjet i llojit xxxx i blinduar e markës “xxxx”, model “xxxxxxx” me ngjyrë të zezë, viti i prodhimit xxxx, figuruar në pronësi të subjektit “xxxx” shpk, me NIPT xxxxx, me targa xxxxx, me numër shasie xxxxxx.
    -  Masa e sekuestros mbi këtë pasuri është e vlefshme për një periudhë katër mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.
  2. Vleftësimin e masës së sekuestros së vendosur me urdhërin nr.2, datë 14.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi automjetin me këto karakteristika: automjet i llojit xxxx e blinduar e markës “xxxxx” model xxxxx, me ngjyrë të zezë, vit prodhimi xxxx, me targa xxxx, me numër shasie xxxxx, figuruar në emër të B.H.D, person fizik.
    -  Masa e sekuestros mbi këtë pasuri është e vlefshme për një periudhë katër mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.
  3. Vleftësimin e masës së sekuestros së vendosur me urdhërin nr.4, datë 14.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi automjetin me këto karakteristika: Automjet i blinduar i markës “xxxx” tipi “xxx”, vit prodhimi xxx, me ngjyrë të zezë, me targa xxxx me numër shasie xxxx, figuruar në pronësi të subjektit “xxxx” shpk, me ortak të vetëm shtetasin E.H.D.
    -  Masa e sekuestros mbi këtë pasuri është e vlefshme për një periudhë katër mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.

Afati i shqyrtimit të kërkesës

7 (shtatë) ditë