Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.18 dt:12.03.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Objekti i kërkesës

Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr.157 datë 07.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndaj pasurisë së shtetasit S. P. Ç. alias M. P. L.

Baza ligjore e kërkesës

Akti Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 "Për Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike"

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Vleftësim i masës së sekuestros ndaj pasurisë së shtetasit S. P. Ç.alias M. P. L.:
-Automjeti xxxxx me ngjyrë blu e errët me targë xxxxxx në emër të shtetasit P. Y. Ç.
-Automjeti xxxxx me ngjyrë të zezë me targë xxxxxx në emër të shtetasit M. P. Ç.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Person i dënuar: për veprat penale "Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike", "Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", parashikuar nga nenet 283/a dhe 287 Kodit Penal..

Gjykata vendosi

Gjykata, bazuar në nenet 3, 5, 16, 19, 20 të Akti Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020 "Për Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike",
VENDOSI:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestros vendosur me urdhrin Nr.157 datë 07.02.2020, me të cilin është urdhëruar:
    -Sekuestrimi i Automjeti xxxxx me ngjyrë blu e errët me targë xxxxx në emër të shtetasit P. Y. Ç.;
    - Sekuestrimi Automjeti xxxx me ngjyrë të zezë me targë xxxxxx në emër të shtetasit M. P. Ç.;
  3. Në referim të nenit 19 pika 7 të aktit normativ Nr. 1 datë 31.01.2020, masa e sekuestros është e vlefshme për një periudhë 4 mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.

U shpall në Tiranë në datë 12.03.2020

Afati i shqyrtimit të kërkesës

6 (gjashtë ditë)