Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.19 dt:18.03.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfaqësuar në kërkesë nga prokuror D. M.

Objekti i kërkesës

Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr. 158 datë 07.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndaj pasurisë së shtetasit K N mbi pasurinë:

  1. Automjeti i markës BMW, model 730D, me ngjyrë gri e errët, i vitit të prodhimit xxxx, me targa AA ... TF, me Nr.Shasie "WBAKM ..... 348", në pronësi të shtetasit K. N.
  2. Sekuestrimin e pasurisë së lartcituar për një periudhë 4 mujore.
  3. Ekzekutimi i masës së sekuestros të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit i cili duhet të marrë masa për vënien në ekzekutim përmes dorëzimit të pasurisë objekt sekuestrimi në Agjensinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara. 

Baza ligjore e kërkesës

Akti Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 "Për Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike". 

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Automjeti i markës BMW, model 730D, me ngjyrë gri e errët, i vitit të prodhimit 2009, me targa AA ... TF, me Nr.Shasie "WBAKM ..... 348", në pronësi të shtetasit K N.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Shtetasi K T N, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Nr. Vendimi (11-2016-2192)564, datë 12.05.2016, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive", parashikuar nga neni 284/1 dhe 280 të Kodit Penal 

Gjykata vendosi
Arsyetimi

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestros vendosur me urdhërin Nr. 31 datë 26.02.2020, me të cilin është urdhëruar:
    -Sekuestrimi i automjetit të markës BMW, model 730D, me ngjyrë gri e errët, i vitit të prodhimit xxxx, me targa AA 111 TF, me Nr. Shasie "WBAKM41030CY76348", në pronësi të shtetasit K. N.
  3. Në referim të nenit 19 pika 7 të aktit normatvi Nr. 1, datë 31.01.2020, masa e sekuestros është e vlefshme për një periudhë 4 mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.
  4. Një kopje e këtij vendimi t`i njoftohet subjektit K N, prokurores D. M, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, e cila merr në dorëzim pasurinë objekt i urdhërit të sekuestrimit.
  5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar Tiranë, brenda 15 ditëve nga marrja dijeni apo njoftimi i vendimit.

U shpall në Tiranë në datë 01.04.2020 ora 10:50

Afati i shqyrtimit të kërkesës

Regjistruar me Datë 12.03.2020.
Shpallur vendimi me Datë 01.04.2020