Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.21 dt:12.03.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës nga prokurori K. B.

Objekti i kërkesës

Masë parandaluese pasurore, sekuestro. Vleftësimin e sekuestros vendosur me urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Baza ligjore e kërkesës

Nenet 5, 16, 18 dhe 19/5, gërma (b) të aktit normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Vleftësimin e masës së sekuestrimit të vendosur me urdhërin nr.22, datë 21.02.2020 të Drejtorit të Policisë së Shtetit Tiranë për automjetin e markës xxx, model xx, me targa AAxxxx, në zotërim indirekt të shtetasit O.J.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Person nën hetim si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Çfarë vendosi Gjykata
Arsyetimi

Vleftësimin e masës së sekuestros së vendosur me urdhërin nr.22 datë 21.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi automjetin e markës xxx, model xx, me targa AAxxxx, vit prodhimi xxxx.

Afati i shqyrtimit të kërkesës

2 (dy) ditë