Vendimi Nr. 23 dt:24.03.2020
Kërkues
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Objekti i kërkesës
Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr.20 datë 21.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Baza ligjore e kërkesës
Akti Normativ nr.1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.
Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit
KUNDËR: Shtetasit A. K., i biri T. dhe L., i datëlindjes xxxxx, lindur dhe banues në xxxxx.
Vleftësim i masës së sekuestrimit të pasurive si më poshtë:
1. Automjet me targa AAxxxx dhe automjet me targa xxxxx, në pronësi të shtetasit I. K., i biri i T. dhe L., i datëlindjes xxxx, lindur dhe banues në.
2. Automjet me targa AAxxxx, automjet me targa xxxxx, në pronësi të shoqërisë “xxxx”sh.p.k me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin I. K. i biri i T. dhe L., i datëlindjes xxxx.
Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p
Person i dënuar për veprën penale “Vrasjes me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Shfrytëzim i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 78, 278 dhe 114 të Kodit Penal.
Cfarë vendosi Gjykata
Arsyetimi
Gjykata, bazuar nenin 1, 3, 5, 6, 9, 16 , 19 të Aktit Normativ nr.01 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”
VENDOSI:
- Pranimin e kërkesës.
- Vleftësimin e masës së sekuestros të vendosur me urdhërin nr.156, datë 3.2.2020 “Për vendosjen e sekuestros së pasurisë në rastet e emergjencës”, mbi pasuritë në pronësi të shtetasit Irakli Kuqo si me poshtë:
-Automjet me targa AAxxxx, tip autoveturë, marka “xxxxxx”, model xxxxx, me nr.shasie xxxxxx.
- Automjet me targa xxxxx, tip autoveturë, marka “xxxx”, model xxx, me nr.shasie xxxxxxx.
-Automjet me targa AAxxxx, tip autoveturë, marka “xxxxx”, model xxxxx, me nr.shasie xxxxxxx
-Automjet me targa xxxxx, tip autoveturë, marka “xxxxx”, model xxx, me nr.shasie xxxxxx.
- Sekuestrimin e pasurive të mësipërme për një periudhë katër mujore, duke filluar ky afat nga momenti i zbatimit të masës së sekuestros.
- Caktimin e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, administrator E. B., për marrjen në administrim të pasurisë së sekuestruar.
- Urdhërohet sekretaria gjyqësore që të njoftojë dhe të vërë në dispozicion një kopje të vendimit shtetasit I. K., Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
- Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, më dt. 24.3.2020, ora 11:20.
Afati i shqyrtimit të kërkesës
14 (katërmbëdhjetë) ditë