Vendimi Nr.25 dt:18.03.2020
Kërkues
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Objekti i kërkesës
Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr.14, datë 21.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi pasuritë e subjektit nën hetim pasuror.
Baza ligjore e kërkesës
Akti normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.
Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit
Subjekti/shtetasi P. N.
1. Automjeti i llojit autoveturë, i markës Daimler Chrysler, model E280CDI, me targa AAxxx, me numër shasie WDB2110231A758161, me ngjyrë gri të hapur, viti i prodhimit 2xxx, në pronësi nga subjekti P. N.
2. Automjeti i llojit autoveturë, i markës Hyndai, model Tucson, me targa greke xxxxx, me numër shasie KMHJN81DP5U040792, me ngjyrë të zezë, viti i prodhimit xxxx, në pronësi nga subjekti P. N.
Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p
Ky shtetas është denuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Çfarë vendosi Gjykata
Arsyetimi
Gjykata bazuar në nenet 19, 20 e vijues të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.
V E N D O S I:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorit.
II.Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestrimit të vendosur me procesverbalin e sekuestros në raste emergjente nga Oficeri i Operacionit Forca e Ligjit, datë 21.02.2020, në zbatim të urdhërit nr.14 datë 21.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi pasuritë:
- Automjeti i llojit autoveturë, i markës Daimler Chrysler, model E280CDI, me targa AA xxx, me numër shasie WDB2110231A758161, me ngjyrë gri të hapur, viti i prodhimit xxxx, në pronësi nga subjekti P. N.
- Automjeti i llojit autoveturë, i markës Hyndai, model Tucson, me targa greke xxxxx, me numër shasie KMHJN81DP5U040792, me ngjyrë të zezë, viti i prodhimit xxxx, në pronësi nga subjekti P. N.
III.Masa e sekuestrimit është e vlefshme për një periudhë 4 mujore duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.03.2020.
Afati i shqyrtimit të kërkesës
7 (shtatë) ditë.