Vendimi Nr.35 dt:30.03.2020
Kërkues
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Objekti i kërkesës
Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr.43, datë 28.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi pasuritë e subjektit nën hetim pasuror.
Baza ligjore e kërkesës
Akti normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.
Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit
Subjekti/shtetasi M.Ç
- Automjet i llojit autoveturë i markës Xxxxxx, model Xxxxx, me targa XX XXX XX me nr. shasie XXXXXXXXXXXXXXXXX, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit xxxx, në pronësi të shtetasit M.Ç.
Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p
Person i dënuar me vendimin nr.15 datë 25.03.2011 të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal lënë në fuqi me vendimin nr.35 datë 20.06.2011 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.
Çfarë vendosi Gjykata
Gjykata bazuar në nenet 19, 20 e vijues të Aktit Normativ nr.1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.
V E N D O S I:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorit.
II.Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestrimit të vendosur me procesverbalin e sekuestros në raste emergjente nga Oficeri i Operacionit Forca e Ligjit, datë 28.02.2020, në zbatim të urdhërit nr.43 datë 28.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi pasurinë: Automjet i llojit autoveturë i markës Xxxxxx, model Xxxx, me targa XX XXX XX, me nr.shasie XXXXXXXXXXXXXXXX, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit xxxx, në pronësi të shtetasit M.Ç.
III. Masa e sekuestrimit është e vlefshme për një periudhë 4 mujore duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.03.2020.
Afati i shqyrtimit të kërkesës
6 (gjashtë) ditë.