Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.39 dt:31.03.2020

Kërkues

Prokuroria pranë Gjykatës se  Shkallës së Parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” Tiranë, përfaqësuar nga Prokurori E.K.

Objekti i kërkesës

Vleftësim i masës së sekuestrimit të pasurive si më poshtë:
Automjeti tip “Mercedes Benz” model E220CDI ,me targë AA 412 LH me ngjyrë të zezë ,në pronësi të shtetasit M.B.

Baza ligjore e kërkesës

Neni 5, 16, 18, 19, i Aktit Normativ nr. 1 datë 31. 01. 2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Automjeti tip “Mercedes Benz” model E220CDI ,me targë AA xxx me ngjyrë të zezë ,në pronësi të shtetasit M.B.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Me vendimin nr. 142 datë 20.02.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier Shtetasi K.B është deklaruar  fajtor për veprën penale të “Prodhimi  dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe është dënuar me 5 (pesë) vjet burgim. Ky vendim është ndryshuar me vendimin nr. 806 datë 22.03.2019 nga Gjykata e Apelit Vlorë e cila ka vendosur pezullimin  e dënimit dhe vënien në provë për pjesën e mbetur të dënimit.

Çfarë vendosi Gjykata

PËR KËTO ARSYE

Gjykata bazuar në nenet 19, 20 e vijues të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.

V E N D O S I

  • Pranimin e kërkesës së Prokurorit. 
  • Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestrimit të vendosur me procesverbalin e sekuestros në rastet e emergjencës nga Oficeri i Operacionit Forca e Ligjit datë 28. 02. 2020 në zbatim të urdhrit nr. 46 datë 28. 02. 2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për automjetin tip “Mercedes Benz” model E220CDI, me targë AA xxx me ngjyrë të zezë, në pronësi të shtetasit M. B. 
  • Masa e sekuestrimit të automjetit tip “Mercedes Benz” model E220CDI, me targë AA xxx në me ngjyrë të zezë, në pronësi të shtetasit M. B. është e vlefshme për një periudhë 4 mujore duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.   
  • Urdhërohet policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për vënien në ekzekutimi të menjëhershëm të masës së sekuestrimit dhe dorëzimin e sendit të sekuestruar pranë Agjencisë Për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë. 
  • Urdhërohet Agjencia Për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të administrojë pasuritë e sekuestruara më këtë vendim të përmendura më lart. 
  • Urdhërohet sekretaria e Gjykatës “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” të dërgojë menjëherë dhe pa vonesë kopje të këtij vendimi subjekteve M.B. K.B. Prokurorit që ka paraqitur kërkesën për sekuestrim, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
  • Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” Tiranë, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e marrjes dijeni apo e njoftimit të këtij vendimi nga palët e përmendur më lart. 

U shpall në Tiranë  më datë 31.03. 2020. 

Afati i shqyrtimit të kërkesës

Regjistruar me Datë 17.03. 2020
Shpallur vendimi me Datë 31.03. 2020