Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.40 dt:25.03.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës nga prokurorja E. K.

Objekti i kërkesës

Masë parandaluese pasurore, sekuestro. Vleftësimin e sekuestros vendosur me urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Baza ligjore e kërkesës

Neni 5 pika 1 dhe 19 pika 5 gërma “b’’ dhe 7 të aktit normativ nr.1, datë 31.01.2020.

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Të vleftësohet masa e sekuestros e vendosur sipas urdhrit nr. 36, datë 27.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zbatuar mbi automjetin me targë AA xxxxx me numër shasie xxxxxxxx në pronësi të subjektit Sh.Sh.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Person i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.

Çfarë vendosi Gjykata
Arsyetimi

Vleftësimin e masës së sekuestros të vendosur me urdhërin nr.36 datë 27.02.2020 ‘’Për vendosjen e sekuestros në rastet e emergjencës’, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zbatuar mbi automjetin me targë AA xxxxx me numër shasie xxxxx në pronësi të shtetasit Sh.Sh.

Afati i shqyrtimit të kërkesës

8 (tetë) ditë