Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi nr.19 dt:18.03.2020

Kërkues

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfaqësuar në kërkesë nga prokuror B D.

Objekti i kërkesës

1. Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr. 12 datë 20.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndaj pasurisë së shtetasit B S M mbi pasurinë: 
1- Automjeti i markës xxx, modeli xx, ngjyra blu e erët, me targë AA xxxx, me numër shasie xxxxx, në pronësi të shtetases B R M, e datëlindjes xxxx, banuese në K/K (bashkëshortja e B S M). 
2-Sekuestrimin e pasurisë së lart-cituar për një periudhë 4 mujore. 
3-Ekzekutimi i masës së sekuestros të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit i cili duhet të marrë masa për vënien në ekzekutim përmes dorëzimit të pasurisë objekt sekuestrimi në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara. 

Baza ligjore e kërkesës

Akti Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 "Për MasatParandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike". 

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Automjeti i markës xxx, modeli xx, ngjyra blu e erët, me targë AAxxx, me numër shasie xxxxxxxx, në pronësi të shtetases B R M, e datëlindjes xxxx, banuese në K/K (bashkëshortja e B S M). 

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Shtetasi B S M, është dënuar në vitin 2006, nga Gjykata e Apelit të Maqedonisë Perëndimore, me një  dënim  prej 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim për vepër penale "Futjes në Greqi, transportimit dhe posedimit të lëndëve narkotike" (dënim që kishte filluar ta vuante që më datë 18.11.2004/data e arrestimit të tij, deri më datë 30.04.2010 kur është liruar nga burgu).