Afishimi i urdhërit të njoftimit të viktimës, shtetases Fabjola Kovaçi
Nr. Akti 90
Tiranë, më 07.06.2018
Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të njoftimit të viktimës, shtetases Fabjola Kovaçi.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:
TË PANDEHURIT: XHEVAHIR OSJA
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i të miturve", kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 128/b/3 i Kodit Penal.
Në seancën gjyqësore të datës 07.06.2018, gjykata ka vendosur:
Njoftimin e viktimës viktimës Fabjola Kovaçi e bija e Lenci dhe e Lola e datëlindjes 14.06.1997 lindur në Lapardha 1 Berat, dhe me banim të përkohëshëm në Linzë, Linza 123, dhe në qytetin e Shkodrës, për ndryshimin e akuzës të bërë nga organi i prokurorisë në seancën gjyqësore të datës 07.06.2018 në ngarkim të të pandehurit Xhevair Osja, nga "Trafikim i të miturve"më shumë se një herë sipas nenit 128/b/3 të Kodit penal, në akuzën "Trafikim i të miturve" tre herë sipas nenit 128/b/1 të Kodit Penal në dëm të secilës prej viktimave Fabjola Kovaçi, Gazmira Bregu dhe Brunilda Marku, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 19.06.2018, ditë e martë, ora 12:00 nëpërmjet depozitimit a. në njësinë administrative Komuna Dajt, Tiranë; b. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; c. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
GJYQTARE
MARSELA BALILI