LAJMËRIM PËR DEPOZITIMIN E NJOFTIMIT DREJTUAR: TË PANDEHURIT A.B, Xh.GJ. GJORICË E SIPËRME (EPËRME), BULQIZË.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA TIRANË
Nr. Akti 23/157
Tiranë, më 03.04.2019
LAJMËRIM
PËR DEPOZITIMIN E NJOFTIMIT
DREJTUAR: TË PANDEHURIT Ardit Bashkim Xheleshi
GJORICË E SIPËRME (EPËRME), BULQIZË
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë është regjistruar çështja penale nr.23/157 regj.them, viti 2018, në ngarkim të:
TË PANDEHURIT: Ardit Xheleshi, i biri i Bashkimit, i vitlindjes 1998, lindur dhe banues në Gjoricë e Epërme, Bulqizë.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 e 22 të K.Penal.
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të K.Pr.Penale, ju njofton se në Njësinë Administrative Gjoricë, Bashkia Bulqizë, është depozituar akti i njoftimit tuaj për zhvillimin e seancës gjyqësore të shqyrtimit të kësaj cështje penale, e cila do të zhvillohet më datë 15.04.2019, ora 11:30, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
GJYQTAR
ARDIT MUSTAFAJ