Urdhëra thirrje per gjykim

LAJMËRIM PËR DEPOZITIMIN E NJOFTIMIT DREJTUAR: Të pandehurit S.I.B. Dt. 03.05.2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA TIRANË

Nr. Akti 74
Tiranë, më 03.05.2019

LAJMËRIM
PËR DEPOZITIMIN E NJOFTIMIT

DREJTUAR: Të pandehurit SOKOL IDRIS BODE
- Rajoni nr.2, lagjia “13 Shtatori”, 062
- Lagjia Uznovë
 B E R A T

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë është regjistruar çështja penale nr.74 regj.them, viti 2019, në ngarkim të:

TË PANDEHURVE:

  1. Saimir Tahiri
  2. Jaeld Çela
  3. Sokol Bode
  4. Gjergji Kohila

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të K.Pr.Penale, ju njofton se në Bashkinë Berat është depozituar akti i njoftimit tuaj (bashkë me letrën e të drejtave) për zhvillimin e seancës gjyqësore të shqyrtimit të kësaj çështje penale, e cila do të zhvillohet më datë 19.06.2019, ora 09:30, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

GJYQTAR

ARDIT MUSTAFAJ