Lajmerim depozitimi ne gjykate Klaudio Veizaj 27.9.2017
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë
Nr. Akti 2
Tiranë, më 27.09.2017
LAJMËRIM PËR DEPOZITIMIN E NJOFTIMIT
DREJTUAR: TË PANDEHURIT KLAUDIO PËLLUMP VEIZAJ
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë është paraqitur nga Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë kërkesa për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të:
TË PANDEHURVE:
- Jurgen Molla
- Shyqyr Kotorri
- Anest Koromani
- Arif Çiço
- Enver Kurtulus
- Abubekir Tuncdemir
- Blerim Ukimeraj
- Elmi Thaqi (Thaçi)
- Klaudio Veizaj
- Orges Myftaraj
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale "Grupi të strukturuar kriminal", "Trafikimi i narkotikëve" kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal", "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim", të parashikuara nga nenet 283/a/1, 333/a/1, 333/a/2, 334/1 dhe 324/a/1 të K.Penal.
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të K.Pr.Penale, ju njofton se në Njësinë Bashkiake të Lagjes nr.1, Berat, është depozituar akti i njoftimit tuaj për zhvillimin e seancës gjyqësore të shqyrtimit të kësaj kërkese, e cila do të zhvillohet në datë 02.10.2017, ditë e hënë, ora 13:00, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
GJYQTAR
ARDIT MUSTAFAJ