Lajmerim depozitimi ne gjykate ORGES PËLLUMB MYFTARAJ 28.09.2017
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA
T I R A N Ë
Nr. Akti 2
Tiranë, më 28.09.2017
LAJMËRIM PËR DEPOZITIMIN E NJOFTIMIT
DREJTUAR: TË PANDEHURIT ORGES PËLLUMB MYFTARAJ
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë është paraqitur nga Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë kërkesa për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të:
TË PANDEHURVE: 1. Jurgen Molla 6. Abubekir Tuncdemir
2. Shyqyr Kotorri 7. Blerim Ukimeraj
3. Anest Koromani 8. Elmi Thaqi (Thaçi)
4. Arif Çiço 9. Klaudio Veizaj
5. Enver Kurtulus 10. Orges Myftaraj
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Grupi të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 333/a/1, 333/a/2, 334/1 dhe 324/a/1 të K.Penal.
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të K.Pr.Penale, ju njofton se në Njësinë Bashkiake nr.9, Tiranë, është depozituar akti i njoftimit tuaj për zhvillimin e seancës gjyqësore të shqyrtimit të kësaj kërkese, e cila do të zhvillohet në datë 02.10.2017, ditë e hënë, ora 13:00, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
GJYQTAR
ARDIT MUSTAFAJ