Lajmërim për depozitimin e aktit të njoftimit
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.42/83 Akti Tiranë, në datë 06.12.2021
Lënda: Lajmërim për depozitimin e aktit të njoftimit
Drejtuar: Të pandehurit Talo ÇELA, i biri i Jonuz dhe i Bajame, i datëlindjes 07.11.1971, lindur dhe banues në Bradashesh, Elbasan.
Në datë 28.12.2021, ditë e Martë, ora 08:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të:
Të pandehurit: Talo Çela
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 140, 278, 333/a/1, 334/1, të Kodit Penal.
1. Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, ju njofton se në Bradashesh Elbasan (adresë e cila rezulton si vendbanim i të pandehurit në bazë të akteve të gjendjes civile), është depozituar akti i njoftimit tuaj për zhvillimin e seancës gjyqësore të shqyrtimit të kësaj çështje penale. Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, do të zhvillohet në datë 28.12.2021, ditë e Martë, ora 08:30.
2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, lajmërimin për depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Talo Çela.
3. Të njoftohet gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 28.12.2021, ditë e Martë, ora 08:30.
GJYQTARE
Flora HAJREDINAJ