Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE NE PROÇES Marika Gjini dhe Frederik Iliaz Kalemi (Niko Mançellari)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.79 Akti                                                                                          Tiranë, më 26.10.2021

Drejtuar:           KRYESEKRETARISË PRANË KËSAJ GJYKATE

Lënda:              Kërkohet afishimi i urdhërit të njoftimit të viktimave dhe letra e të drejtave të viktimës së veprës penale.

Më datë 09.11.2021, ditë e  martë, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore e çështjes penale më palë:

Kërkues:     Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Me Objekt: Kërkesë për pushimin e proçedimit penal nr.126/2019 të vitit 2020, rëgjistruar për vepren penale të “ Veprat terroriste”, të parashikuar nga neni 50 i Kodit Penal (Ligji nr.5591, dt 15.06.1977, i ndryshuar me ligjin nr.6300 dt 27.03.1981) dhe “Banda e armatosur ”, parashikuar nga neni 234/b të K.Penal, në ngarkim të përsonave nën hetim; Georgios Konstandinos Anastasoulis, Apostol Karavelis, Mario Kutulla, Dhionisios Alfred Beleri, Thanas Guda, Harallamb Papa, Andrea Kokaveshi, Angjello Kokaveshi, Mihallaq Kokaveshi, Andon Kokaveshi, Martiljan Lami, Theofan Papa, Kristaq Nasi, Vangjel Vaso, Jorgo Kristo, Jorgo Papa, Arqile Makriu, Jorgo Makris dhe Kostaq Papa.

Bazë Ligjore: Neni 328 paragrafi 1 germa (d)  dhe 329/a të K.Pr.Penale .

Duke qënë se viktimat Marika Gjini dhe Frederik Kalemi (Niko Mancellari) jame vendbanimet e tyre ndodhen jashtë shtetit (në Greqi), bazuar në parashikimet e nenit 138 pika 1 të K.Pr.Penale,

 

                                                                   URDHËROJMË:

Njoftimin e viktimave, nëpërmjet shpalljes së këtij akti në këndin e njoftimeve dhe në faqen e internetit të gjykatës të viktimave si më poshtë:

  • Marika Gjini, me vendbanim Topojë, Sheq Marinas,Fier
  • Frederik Iliaz Kalemi (Niko Mançellari).

lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 09.11.2021, ditë e martë, ora 09:00, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate.  

Së bashku me shkresën të bëhët edhe afishimi i letrës së të drejtave të viktimës së veprës penale, sipas parashikimit të nenit 58 të Kodit të Procedurës Penale.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

                                       

                                                  

GJYQTAR

ERJON ÇELA