NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR NE GJYKATEN E POSACME TE APELIT PER NJOFTIMIN E: Mario (alias Klodian) Selamaj, Marsel (alias Leonardo) Selamaj
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 81 Akti Tiranë, më 12.04.2024
SHPALLJE
NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është regjistruar çështja me nr. 81 akti, datë 08.04.2024 regjistrimi, që i përket.
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokuror Z. Sotir Kllapi.
KUNDËR SUBJEKTIT: Mario (alias Klodian) Selamaj
Marsel (alias Leonardo) Selamaj
PERSONA TË LIDHUR: Gëzim Selamaj
Nertil Selamaj
PERSON I TRETË: “BELLA LISA” shpk
OBJEKTI: Konfiskim pasurie.
BAZA LIGJORE: Akti Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 "Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike".
Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 13.05.2024, ditë e Hënë, ora 09:00 .
Mbi bazën e shortit të zhvilluar pranë kësaj gjykate, kjo çështje shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Florjan Kalaja (Kryesues), Saida Dollani (Anëtare) dhe Igerta Hysi (Anëtare).
Kjo shpallje publike, bëhet në konformitet me kërkesat e nenit 460/5 të Kodit të Procedurës Civile, me qëllim që të marrin dijeni palët për datën dhe orën e zhvillimit të këtij gjykimi.
Një kopje e kësaj shpallje vendoset në këndin e njoftimeve të kësaj Gjykate të Posaçme Apeli, një tjetër në atë të njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje i bashkëngjitet akteve të dosjes, si dhe një kopje do të publikohet në website të gjykatës.
Tiranë, më 12.04.2024
KRYESUES i KOLEGJIT
Florjan KALAJA