Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR NJOFTIMIN E VIKTIMAVE NË PROCES: “Gjoka Construction” sh.a

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr. 79 Akti                                                                                  Tiranë, me datë 24.05.2023

 

Lënda: Urdhër për afishimin e aktit të njoftimit të viktimës nga vepra penale “Gjoka Construction” sh.a.

Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate. 

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 07.06.2023, ditë e mërkurë, ora 09:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, me palë:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Altin DUMANI, Elvin GOKAJ.

KUNDËR TË PANDEHURVE:          

1. Sonila Qato, e bija e Llambi dhe e Fonika, e dtl. 19.09.1977, lindur dhe banuese në Tiranë, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, e padënuar më parë, hetuar në gjëndje të lirë. 

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

2.Simon Prendi, i biri i Mark dhe i Tonine, i dtl. 08.04.1956, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, rruga “Sami Frashëri”, Pallati Bjorn, Ap.17, Kati i tretë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, martuar.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, e 258 i Kodit Penal.

3.Elona Gogo, e bija e Agim dhe e Fatmira, e dtl. 25.04.1987, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “Frosina Plaku”, nr.50/1, Njësia Administrative nr. 7, tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me arsim të lartë, i padënuar më parë, e martuar.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

4.Erdit Salillari, i biri i Agim dhe i Manushaqe, i dtl. 13.12.1984, lindur në Polican dhe banues në Yzberisht, rruga “Tre dëshmorët”, pallati Mi@Gi, Ap.21, kati I 5-stë, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, e padënuar më parë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

 

5.Admir Pahumi, i biri i Remzi dhe i Meribane, i dtl.10.10.1978, lindur në Peshkopi dhe banues në lagjen nr. 14, rruga “Adria”, pallat i ri ngjit me Galaktikun, ap.45, Durrës, me shtetësi shqitpare, me arsim të lartë, i padënuar më parë, i martuar.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

6.Nikollaq Mihali, i biri i Dhimitraq dhe i Magdalin, i dtl. 25.10.1957, lindur në Permet dhe banues në Tiranë, rruga “Ferit Xhajko”, pallat i ri pas Restorant Durrësit kati i 6-të, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i padënuar më parë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

7.Miranda Shkurti, e bija e Tajar dhe e Dallëndyshe, e dtl. 21.02.1970, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë, rruga “Mine Peza”, Pallati nr.15, Ap.6, Shk.1, Kati i 3-të, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, e padënuar më parë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

8.Arbër Troka, i biri i Syri dhe i Vito, i dtl. 22.08.1988, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, bulevardi “Kashar”, Pallati i Fratëri, Godina Nr. 2, Ap.16, kati i 4-tërt, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i padënuar më parë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal.

9.Almir Hoxhaj, i biri i Faslli dhe i Xhemile, i dtl. 07.11.1992, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, rruga “Sulejman Delvina”, Pallati Nr.1/1, Ap.3, Kati i 1, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i padënuar më parë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal.

10.Arjana Hasani, e bija e Fadilit dhe e Naxhies, e dtl. 23.11.1961, lindur në Shkodër dhe banuese në rrugën “Medar Shtylla”, Pallati “Alban Tirana”, Nr.2, Shkalla nr. 2, Ap.11, Komuna e Parisit Tiranë, nr. Cel 067 39 82 866, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal.

 

Gjykata, në seancën gjyqësore të datës 23.05.2023, bazuar në nenin 140/a të Kodit të Procedurës Penale, çmoi të nevojshme afishimin e njoftimit në adresën e deklaruar të selisë së personit juridik, këndin e afishimit të gjykatës dhe në faqen elektronike të saj, dhe në faqen elektronike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140/a të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të viktimës nga vepra penale “Gjoka Construction” sh.a, nëpërmjet afishimit në këndin e gjykatës dhe faqesn zyrtare të saj.

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 07.06.2023, ditë e mërkurë, ora 09:00.

                     GJYQTARE

                    Irena GJOKA