Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR NJOFTIMIN E viktimave në proces: Kol HAXHIA, Vjola HAXHIA, Marte HAXHIA

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 01 Regj.Them.                                                                              Tiranë, më 18.05.2023

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore e çështjes penale, seancë paraprake;

                                                    

KËRKUESE:    

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

                         

OBJEKT:                 

Dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve:   

  • Talo Çela
  • Nuredin Dumani

TË AKUZUAR:                 

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e drejtuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Bazuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të viktimave në proces, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale;

U R D H Ë R O N

Njoftimin e viktimave;

  1. Kol HAXHIA, i biri i Gjon dhe Mari, i datëlindjes 14.02.1962, lindur në Gjegjan Pukë dhe banues lagjja “Spitalle”, shtëpi private, afër repartit të tankeve Durrës, me shtetësi shqiptare, i pa dënuar, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 30.05.2023, ditë e Martë, ora 11:00, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë paraprake në ngarkim të të pandehurëve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.

  1. Vjola HAXHIA, e bija e Gëzimit dhe e Sheqere, e datëlindjes 01.07.1996, lindur në Gramsh dhe banuese lagjja “Spitalle”, shtëpi private, afër repartit të tankeve Durrës, me shtetësi shqiptare, i pa dënuar, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 30.05.2023, ditë e Martë, ora 11:00, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë paraprake në ngarkim të të pandehurëve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.

  1. Marte HAXHIA, e bija e Pjetër dhe e Dile, e datëlindjes 26.03.1966, lindur në Bilisht Mirditë dhe banuese lagjja “Spitalle”, shtëpi private, afër repartit të tankeve Durrës, me shtetësi shqiptare, i pa dënuar, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 30.05.2023, ditë e Martë, ora 11:00, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë paraprake në ngarkim të të pandehurëve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 GJYQTARE

  Etleva DEDA