Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER Ankuesin MIREL MËRTIRI

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.  42 Akti                                                                                           Tiranë më datë 19.02.2024                        

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për Ankuesin MIREL MËRTIRI

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është depozituar ankimi i regjistruar me nr. regjistri 42, datë regjistrimi 11.01.2024, që i përket:

ANKUES:  Mirel Mërtiri me adresë: Kolingase 4/1 OG 1090 Wien, Austria.

KUNDËR: Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI: Kundërshtim i vendimit të mosfillimit të procedimit penal i datës 28.12.2023 për materialin kallëzues nr. 261 datë 19.12.2023 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dërguar pranë adresës sime me shkresë nr. K955/3 Prot., datë 28.12.2023, ardhur në dijeni në datë 06.01.2023.

BAZA LIGJORE: Nenet 291, 329/a, 128/1/b të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata krahas njoftimit me lajmërim-marrje, letërekomande të dërguar nëpërmjet shërbimit postar ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të ankuesit Ankuesin/kallëzuesin Mirel Mërtiri me adresë: Kolingase 4/1 OG 1090 Wien, Austria, për marrjen në shqyrtim të ankimit në dhomë këshillimi datë 19.03.2024 ora 14:00, nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, b. në faqen e intërnetit të kësaj gjykate. c.në Njësinë Administrative Paskuqan, Tiranë.

Seanca për shqyrtimin e ankimit në dhomë këshillimi do të zhvillohet në datë 19.03.2024, ora 14:00.

Afishimi i njoftimit të kryhet në adresën e deklaruar të ankuesit, në këndin e afishimit të gjykatës dhe në faqen elektronike të saj.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata, bazuar në nenin 140  të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON:

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për ankuesin Mirel Mërtiri.
  2. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 19.03.2024 ora 14:00.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ