Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER: Endri Bulku.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.52 Akti                                                                                                Tiranë, më datë 09.02.2024

                                   

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake për të pandehurin Endri Bulku.

KRYESEKRETARISË

datë 29.02.2024, ditë e enjte, ora 09:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesës penale(paraprake) që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

NË NGARKIM TË TË PANDEHURVE

1.Adrian Korriku, i biri i Pjetër dhe i Marie, lindur me 20.09.1993, në Mamurras, Laç, shtetësia Shqipëtare, arsimi i lartë, profesioni programues IT, gjendja familjare beqar (në bashkëjetesë), banues në Tiranë, Rr. “Xhanfize Keko” Tiranë, apartament kati i 6-të, pranë Universitetit Europian, i padënuar më parë, identifikuar me numër personal “J30920051V”, me masë sigurimi arrest në burg”.

2.Irisa Puca, e bija e Saba dhe e Nazmie, lindur me 12.04.1991, në Tiranë, shtetësia Shqipëtare, arsimi i Lartë, profesioni Informaticiene, gjendja familjare beqare (në bashkëjetesë), banues në Tiranë, Rr. “Xhanfize Keko” Tiranë, apartament kati i 6-të, pranë Universitetit Europian, e padënuar më parë, identifikuar me dokumentin pasaportë me nr.BD6059158 me numër personal “J15412064F”, me masë sigurimi “arrest në shtëpi”.

3.Merxhan Çeliku, i biri i Mujdin dhe i Burbuqe, i datëlindjes 10.11.1992 lindur në Brekije, Kukës dhe banues në Tiranë Rr. “Gjallica”, nd.11, h.1 Kamëz, Bathore Tiranë, me shtetesi shqiptare, me gjendje civile i martuar, me gjendje gjyqesore i padënuar, me numër personal J21110083I, me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë.

4.Endri Bulku, i biri i Flamur dhe i Luiza i datëlindjes 29.05.1991 lindur në Pershkopi Dibër dhe adresë banimi në Dibër Rr. “Vehbi Dibra”, nd.21, h.3, me shtetësi shqiptare, me gjëndje civile Beqar, me gjëndje gjyqësore i padënuar, me numër personal J10529008E, me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.

5.Erlind Cekaj, i biri i Fatos dhe i Shqiponja i datëlindjes 16.07.1996 lindur në Fier dhe adresë banimi në Fier Rr. “Pinellopi Piro”, nd.22, h.7, ap.13, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile i beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar me numër personal J60716028K, me masë sigurimi “Arrest në burg”, në mungesë.

TË AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

VIKTIMA TË VEPRËS PENALE:

Kurt Richard Gustav Heidenfelder; Dorothea Krauss; Annett Reinhard; Andre, Holger Gierth; Robert, Jakob Schmid; Inge, Martina Trinkaus; Jaroslava Bayer, Franziska Berger; Horst Borschel; Rosina, Elisabeth Bruma; Demir Nüreldin; Enjilian Edik; Ulrich Roth; Franz Josef Santl; Harald Wilhelm Zilling; Karl Bohne; Burkhard Bröcklin; Hans-Joachim Wolfgang Fischer; Manfred Werner Grottke; Manfred Otto Hoffmann; Heinrich Kurz; Jaroslava Bayer; Hans Erich Wastian; Raimund Schranz; Thomas Albert Winkler; Bilnur Kaptan; Silke Bauer; Klaus Karl Borbonus; Juta Gisela Helbig; Edelgard Christina; Hans-Joachim Wörn; Johannes Georg Bauer; Wolfgang Heichel; Manfred Karl Stickel; Häfele Markus Andreas; Peter Kroiß; Hacker Martin; Dieter Oswald Kleinert; Thomas Werner; Iris Silvia Wüster; Anastasia Stroh Stettinger; Hans – Dieter Herzog; Hans Elmar Franz, Paul Kunstwadl; Peter Sandor Lang; Nova Larysa; Nökel Friedhelm Herbert; Strobel Arne; Krallinger Josef; Kurz Heinrich Eberhardt Joachim; Heinrich Eberhardt Joachim; Uwe Simon; Gisela Luise Gertrud Vogel; Edgar Schachtrupp; Johan Singer; Siegfried Geissler; Hans Jurgen Frank; Birgit Horstmann; Zbigniew Antoni Nowicki; Holm Christian Schäfen; Bärbel Morgan Schier;

Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e të pandehurit Endri Bulku, i biri i Flamur dhe i Luiza, i datëlindjes 29.05.1991, lindur në Pershkopi Dibër dhe adresë banimi në Dibër, Rr. “Vehbi Dibra”, nd.21, h.3, në adresën e dhënë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të urdhërit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtij shtetasi, si dhe në portën e banesës së tij.       

                                              

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

                                   URDHËRON:

Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:

  1. në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
  2. në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Endri Bulku.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ