Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E Firmes Ndërtuese “Mandi 1” sh.p.k.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.33 Akti                                                                                           Tiranë, më datë 16.02.2023

Drejtuar:        KRYESEKRETARISË

Lënda:             Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancë gjyqësore(paraprake)

   

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore(paraprake) për shqyrtimin e kërkesës me:

Kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar.

Objekt: Pushimin e procedimit penal nr.78, të vitit 2022, regjistruar për veprën penale “Shkeljes së barazisë në pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 të K.Penal.

Baza Ligjore: Neni 328 pika 1 gërma “b”, 329/a të K.Pr.Penale.

 

Rezulton, në cilësinë e kallëzuesit Firma Ndërtuese “Mandi 1” sh.p.k, me adresë: Rruga “Hamid Shijaku” pallati Protial, Shkalla 1, Ap 1, Tiranë;

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes, për seancë gjyqësore(paraprake) të kallëzuesit, Firma Ndërtuese “Mandi 1” sh.p.k, me adresë: Rruga “Hamid Shijaku” pallati Protial, Shkalla 1, Ap 1, Tiranë, lidhur me seancën gjyqësore(paraprake) që do të zhvillohet në datë 01.03.2023, ditë e mërkurë, ora 12:00, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate.  

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

Flora Hajredinaj