Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E PANDEHURIT: Ilir Vuçaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.14/66 Akti                                                                                               Tiranë, më 29.09.2022

U R D H Ë R

“Për njoftimin e të pandehurit Ilir Vuçaj

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është duke u shqyrtuar çështja penale në ngarkim të të pandehrve Ilir Vuçaj, të akuzuar për Për kryerje të veprave penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298/3, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit Ilir Vuçaj, me masë sigurimi “Arrest në burg”, të paekzekutuar, nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O J:

Njoftimin e të pandehurit Ilir Vuçaj, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 21.10.2022, ora 13:00.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

GJYQTARE

   ATALANTA ZEQIRAJ