Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E PANDEHURVE: Gentian Malindi

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 24 Akti                                                                                    Tiranë, më datë 23.09.2022

         

Lënda:            Për njoftimin me shpallje publik për të pandehurin Gentian Malindi.

Drejtuar:        Kryesekretarisë së gjykatës.

Më datë 17.10.2022, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shqyrtohet kërkesa penale me:

KËRKUES:               Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori Edvin Kondili.

I PANDEHUR:          Gentian Malindi, i biri i Ilir dhe i Lavdije, i dtl.19.06.1976, lindur në Elbasan dhe banues në Lagja nr.13, Plazh, Durrës, me shtetësi shqiptare.                                   

I AKUZUAR:            Për veprat penale të  “Trafikimi i narkotikëve”  në bashkëpunim në formë të “ Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjykata bazuar në nenin 140 të K.Pr.Penale,

URDHËRON

  1. Njoftimin me afishim shpallje publike të të pandehurit të mëposhtëm:

Gentian Malindi, i biri i Ilir dhe i Lavdije, i dtl.19.06.1976, lindur në Elbasan dhe banues në Lagja nr.13, Plazh, Durrës, me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e paekzekutuar, për zhvillimin e gjykimit e çështjes penale në ngarkim të tij, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke u komunikuar zhvillimin e seancës në datë 17.10.2022, ora 09.00.

2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afshimit të Gjykatës, njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Gentian Malindi.

3. Të njoftohet gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar, për t’u zhvilluar në datë 17.10.2022, ora 09.00.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!         

                                          GJYQTAR

                                                                                        ERJON BANI