Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E PËR PERSONIN E TRETË TË INTERESUAR SHOQËRIA “ALBANIA - METAL – 2011” SH.P.K.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.17 Akti                                                                                                 Tiranë, më 11.03.2024

Lënda:                     Për afishimin e aktit të njoftimit për personin e tretë të interesuar shoqëria “ALBANIA - METAL – 2011” SH.P.K.

KRYESEKRETARISË PRANË KËSAJ GJYKATË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 26.03.2024, ora 09:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, që u përket:

KËRKUES:       Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Alfred Shehu.

OBJEKTI:        Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.9 datë 09.02.2023,

të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe  Krimin e Organizuar Tiranë.

  1. Pasurisë me Nr.146/40+1-4, zona kadastrale nr.3292, volumi 43, faqe 37, apartament me sip.93m2 (Kopështi Zoologjik, Tiranë), regjistruar në emër të “Pajtoni shpk” por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.
  2. Pasurisë me Nr.146/40+1-5, zona kadastrale nr.3292, volumi 43, faqe 38, apartament me sip. 69.7m2 (Kopështi Zoologjik, Tiranë), regjistruar në emër të “Pajtoni shpk” por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.
  3. Autoveturë e llojit Mercedes Benz, tipi “E 220 CDI”, viti i prodhimit 2012, me targë AB630BK, regjistruar në emër të shtetasit Flavian Lazri, por që është në zotërim të tërthortë të vëllezërve Pali.

KUNDËR:         I. Subjekteve të hetimit pasuror:

Flori Pali, i biri i Ndue dhe Dile, i datëlindjes 26.09.1977, lindur në Kalivaç, Lezhë, dhe banues në Ungrej, Gjonbardhaj, Lezhë, i martuar, me kombësi e shtetësi shqiptare, i martuar, me nr. personal  H70926027L;

    II. Shtetasve të lidhur me subjektin e hetimit pasuror:

Fredi Pali, i biri i Ndue dhe Dile, i datëlindjes 19.05.1989, lindur në Kalivaç, Lezhë, dhe banues në Ungrej, Gjonbardhaj, Lezhë, i martuar, me kombësi e shtetësi shqiptare, me nr. personal  I90512043G;

Flavian Lazri, i biri i Fran-it, dhe Flora-s, i dtl. 06.07.1998, banues lagja “Skënderbej”, Lezhë, me nr.cel.00393318062916, me numër personal: J80706081R .

                            III. Personave të tretë të interesuar:

Shoqëria “ALBANIA - METAL – 2011” SH.P.K., me NUIS (Nipt)- L11807018G. me adresë Tiranë-Vorë, PICAR, Magazina nr. 166/96, Zona Kadastrale 3974, Picar, Vorë, Tiranë, me:-Administrator me afat emërimi nga data 01.06.2011 deri më datë 01.06.2016 shtetasin grek Georgios Stylianos Marakas , banues në Kretë/ Greqi; -Ortakë shtetasit Georgios Stylianos Marakas dhe Flori Ndue Pali.

Shoqëria “Pajtoni” SH.P.K, me adresë Lagjja Fushë-Mëzes, Autostrada Tiranë-Durrës, Km.1, Qendra Pajtoni Business Center, Kati 5, Z. K 2679, N. P 164/63-N12. Rr industriale dytesor, Tiranë, me administrator shtetasin Armando Shaban Pajtoni, banues në Rruga “Gjergj Legisi” Nr.62, Tiranë.

Baza ligjore:    Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për  Parandalimin dhe Goditjen e Krimit  të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër  Pasurisë”, i ndryshuar.

Gjykata, bazuar nenin 140/a pika “2” të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për personin e tretë të interesuar shoqëria “ALBANIA - METAL – 2011” SH.P.K .

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140/a pika “2” të Kodit të Procedurës Penale,  në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,

URDHËRON

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI