NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E SHTETASIT: Talo Çela
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.11/42/83 Akti Tiranë, në datë 24.11.2022
Lënda: Lajmërim për depozitimin e aktit të njoftimit
Drejtuar: Të pandehurit Talo ÇELA, i biri i Jonuz dhe i Bajame, i datëlindjes 07.11.1971, lindur dhe banues në Bradashesh, Elbasan.
Më datë 20.12.2022, ora 09:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqërsore për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të:
Të pandehurit: Talo Çela, i biri i Jonuz dhe i Bajame, i datëlindjes 07.11.1971, lindur dhe banues në Bradashesh, Elbasan, me shtetësi shqiptare, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, në mungesë, të paekzekutuar.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, “Grupi i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal“, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
1. Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, ju njofton se në Bradashesh Elbasan (adresë e cila rezulton si vendbanim i të pandehurit në bazë të akteve të gjendjes civile), është depozituar akti i njoftimit tuaj për zhvillimin e seancës gjyqësore të shqyrtimit të kësaj çështje penale. Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, do të zhvillohet në datë 20.12.2022, ora 09.30.
2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, lajmërimin për depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Talo Çela.
3. Të njoftohet gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 20.12.2022, ora 09.30.
GJYQTAR
ERJON BANI