Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E TRASHËGIMTARËVE TË VIKTIMAVE: Talo Cela ,Endrit Dokle dhe Edmond Rushitaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.57 Akti                                                                                Tiranë, në datë 19.04.2024

U R D H Ë R

“Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 10.05.2024, ora 10.30, është caktuar për t’u zhvilluar Seanca Gjyqësore, për shqyrtimin e cështjes penale me kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të:

TË PANDEHURËVE :        Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha.

Viktimat në proces dhe Trashëgimtarë të viktimave të veprës penale:

  1.  Talo ÇELA (Cela) i biri i Jonuz dhe i Bajame, datëlindjes 07.11.1971, lindur në Elbasan, banues në lagjen Bradashesh Elbasan, me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë gjyqësore në ngarkim të të pandehurve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.

  1. Endrit Dokle, i datëlindjes 31.12.1983, i biri i Mensur dhe i Rahime, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, në adresë Rr”Sokrat Miho”, Nr.40, h1, Kashar, Yzberisht, Tiranë”, Tiranë. me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë gjyqësore në ngarkim të të pandehurve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.
  2. Edmond Rushitaj, lindur në Durrës dhe banues Lagjja 17, Rr. “Ujsllelleit” Durrës, me shtetësi shqiptare, i pa dënuar, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë gjyqësore në ngarkim të të pandehurve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.

Për njoftimin e viktimave dhe trashëgimtarëve të viktimave në proces, për caktimin e seancës gjyqësore në datë 10.05.2024, ora 10.30,  gjykata çmon të nevojshme të aplikojë regullimin ligjor të parashikuar në nenin 138/2 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138/2 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, përkatësisht të shtetasve Talo Cela ,Endrit Dokle dhe Edmond Rushitaj në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 10.05.2024, ora 10.30.

Trashëgimtarët e viktimave dhe viktimat në proces të paralajmërohen se, në rast mosparaqitje, seanca gjyqësore do të zhvillohet në mungesë të tyre.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

GJYQTARE

EGLANTINA MIKANI