Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE: Edmond Saraçi, Paulin Papleka.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.55 Akti                                                                                           Tiranë, më 18.03.2024

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim të viktimave nga vepra penale.

   

Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është sjellë për gjykim cështja penale në ngarkim të:

TË PANDEHURVE:   1.SOKOL XHURA

I AKUZUAR:    Për kryerjen e veprave penale “Kanosja e gjyqtarit”, të datës 10.09.2017, ku është qëlluar me armë zjarri automjeti tip “Mercedes Benz” ML, me targa AA051LG, në përdorim të avokatit Paulin Paplekaj, kryer në bashkëpunim me të bashkëpandehurit Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku, parashikuar nga nenit 317 dhe 25 të Kodit Penal; - “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë nr. 30482, lënda narkotike “heroinë”, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit Edmond Saraçi, kryer në bashkëpunim me të bashkëpandehurit Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku, të parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal; - Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambientet në zotërim të tij dhe të pandehurit Akil Kulla, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278 të Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të struktuar kriminal” me të bashkëpandehurin Enver Jamaku dhe të pandehurin Akil Kulla, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; si dhe,- “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese, pa teh.

                                           2.Akil Kulla

I AKUZUAR:   Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278 të Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të struktuar kriminal” me të bashkëpandehurin Enver Jamaku dhe të pandehurin Sokol Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; - “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave të cilat plotësojnë kushtet e armëve së ftohta, prerëse me tel.

Gjykata ka vendosur: Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të viktimave nga vepra penale:

1.Edmond Saraçi i biri i Qemal dhe i Hanke, i datëlindjes 25.01.1964 lindur në Tiranë rruga Aleksandër Moisiu, nr.300, Tiranë.

2.Paulin Papleka i biri i Lazes dhe i Zojes, i datëlindjes 24.01.1978, banues në Tiranë rruga Thesari për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 27.03.2024, ditë e Merkure, ora 10:30 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

ATALANTA ZEQIRAJ