Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE NË PROCES: Bukurie Malko, Dea Malko

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

  Nr.6/77 Akti                                                                           Tiranë, më datë 28.09.2022

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të viktimës në proces, nëpërmjet shpalljes publike”.

Drejtuar: Kryesekretares pranë kësaj Gjykate

Me datë 13.10.2022, ditë e enjtë, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake, e kërkesës penale që i përket:

KËRKUES:                           Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

OBJEKTI:                             1.Kërkesë për dërgimin e çështjes penale në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

1.Leonard Duka

AKUZUAR:                 Për vepren penale “Grup i strukturuar Kriminal” “Vrasje me paramendim, “ Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” , parashikuar nga nenet 78/2,278, 278/2/3 dhe 333/a  të Kodit Penal.

2.Erlis Duka

AKUZUAR:                       Për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar Kriminal” “Vrasje me paramendim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” , parashikuar nga nenet 78/2,278, dhe 333/a  të Kodit Penal.

3.Oltian Loga

AKUZUAR:                        Për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar Kriminal” “Vrasje me paramendim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” , “ largimi i të burgosurit nga vendi i qëdnrimit” parashikuar nga nenet 78/2,278, dhe 333/a  dhe 323/1 të Kodit Penal.

4.Aleksandër Maxhaku

AKUZUAR:                       Për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar Kriminal” “Vrasje me paramendim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” , parashikuar nga nenet 78/2,278, dhe 333/a  të Kodit Penal.

5.Fatmir Hyseni

AKUZUAR:                        Për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar Kriminal” “Vrasje me paramendim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” , parashikuar nga nenet 78/2,278, dhe 333/a  të Kodit Penal

6.Dritan Agaj

AKUZUAR:                      Për kryerjen e veprës penale të ““Grup i strukturuar Kriminal” “Vrasje me paramendim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” , parashikuar nga nenet 78/2,278, dhe 333/a  të Kodit Penal.

Viktima të veprave penale:

Bukurie Malko, Dea Malko

Për njoftimin e viktimës në proces, për caktimin e seancës gjyqësore në datë 13.10.2022, ditë e enjtë, ora 12:00,  gjykata çmon të nevojshme të aplikojë rregullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

                     Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të viktimës në proces, të shtetases Dea Malko, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 13.10.2022, ditë e enjtë, ora 12:00.

Viktima në proces të paralajmërohet se, në rast mosparaqitje, seanca gjyqësore do të zhvillohet në mungesë të saj.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTARE

Flora Hajredinaj