Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE NË PROCES: Shefqet Malko dhe Dea Malko

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 126 Akti                                                                                        Tiranë, më datë 28.12.2022

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”.

Drejtuar: Kryesekretares pranë kësaj Gjykate

Në datë 11.01.2023, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes penale, me:    

                                        

KËRKUES:               Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori Behar Dibra.

      OBJEKTI:               Gjykimin e çështjes penale me nr. 177/2, të vitit 2019, ndaj të pandehurve Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai) dhe Dritan Agaj, akuzuar për veprat penale përkatëse si më sipër.

BAZA LIGJORE:           Neni 332/dh dhe 333 i Kodit të Procedurës Penale.

VIKTIMA TË VEPRËS PENALE: 1. Shefqet Malko i biri i Qamil dhe Farije, lindur në datë 14.03.1949 në Lushnje dhe banues në rrugën “Themistokli Gërmenji”, Babrru, Kamëz, Tiranë (i ati i shtetasit Santiago Malko).

2. Bukurie Malko e bija e Ajet dhe Ane, lindur në datë 20.09.1962 në Lushnje dhe banuese në rrugën “Themistokli Gërmenji”, Babrru, Kamëz, Tiranë (e ëma e shtetasit Santiago Malko).

3. Dea Malko, e bija e Telat dhe Dëshira, lindur në datë 28.06.1993, banuese në rrugën “Themistokli Gërmenji”, Babrru, Kamëz, Tiranë (bashkëshortja e shtetasit Santiago Malko), njëkohësisht në cilësine e përfaqësuesit ligjor të të miturve Inay Malko dhe Muhamet Malko (fëmijët të shtetasit Santiago Malko).

Për njoftimin e viktimave në proces, për caktimin e seancës gjyqësore në datë 11.01.2023, ora 10:00,  gjykata çmon të nevojshme të aplikojë rregullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

                     Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të viktimave në proces, përkatësisht të shtetasve;

 1.Shefqet Malko i biri i Qamil dhe Farije, lindur në datë 14.03.1949 në Lushnje dhe banues në rrugën “Themistokli Gërmenji”, Babrru, Kamëz, Tiranë (i ati i shtetasit Santiago Malko);

 2. Dea Malko, e bija e Telat dhe Dëshira, lindur në datë 28.06.1993, banuese në rrugën “Themistokli Gërmenji”, Babrru, Kamëz, Tiranë (bashkëshortja e shtetasit Santiago Malko), njëkohësisht në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të të miturve Inay Malko dhe Muhamet Malko (fëmijët të shtetasit Santiago Malko), në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 11.01.2023, ora 10:00.

Viktimat në proces të paralajmërohen se, në rast mosparaqitje, seanca gjyqësore do të zhvillohet në mungesë të tyre.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTARE

Rudina PALLOJ