Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE: Sonila Rreshka ,Marsel Jashari dhe Anisa Çupi

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.57 Akti                                                                                      Tiranë, në datë 11.03.2024

U R D H Ë R

“Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 29.03.2024, ora 11:00, është caktuar për t’u zhvilluar Seanca Gjyqësore, për shqyrtimin e cështjes penale me kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të:

TË PANDEHURËVE :        Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha.

Viktimat në proces dhe Trashëgimtarë të viktimave të veprës penale:

  1.  Sonila RRESHKA, e bija e Bashkim dhe Rudina, e datëlindjes 06.05.1993, lindur në Durrës dhe banuese Lagjja 17, Rr. “Ujsllelleit” Durrës, me shtetësi shqiptare, e pa dënuar, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 07.03.2024, ora 10:00, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, në ngarkim të të pandehurëve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.

  1. Marsel JASHARI, i biri i Abdiut dhe i Lumturijes, i datëlindjes 19.04.1982, lindur në Dibër dhe banues në në Durrës, lagjja 14/1, ish-këneta, shtëpi private nr.1, rruga “Shenjtorët”, me shtetësi shqiptare, i pa dënuar, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 29.03.2024, ora 11:00, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë paraprake në ngarkim të të pandehurëve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.

  1. Anisa ÇUPI, banuese në në Durrës, lagjja 14/1, ish-këneta, shtëpi private nr.1, rruga “Shenjtorët”, me shtetësi shqiptare, e pa dënuar, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 29.03.2024 ora 11:00, në cilësinë e viktimës në proces në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë paraprake në ngarkim të të pandehurve Talo Cela, Nuredin Dumani etj.

Për njoftimin e viktimave dhe trashëgimtarëve të viktimave në proces, për caktimin e seancës gjyqësore në datë 29.03.2024, ora 11:00,  gjykata çmon të nevojshme të aplikojë regullimin ligjor të parashikuar në nenin 138/2 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138/2 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, përkatësisht të shtetasve Sonila Rreshka ,Marsel Jashari dhe Anisa Çupi, , në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 29.03.2024, ora 11:00.

Trashëgimtarët e viktimave dhe viktimat në proces të paralajmërohen se, në rast mosparaqitje, seanca gjyqësore do të zhvillohet në mungesë të tyre.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTARE

 EGLANTINA MIKANI