Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE: ZHULJETA LAMAJ DHE KUDRETE ARSI

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NR.  112 AKTI                                                                              Tiranë më datë 28.12.2023 

 

NJOFTIM ME SHPALLJE PUBLIKE PËR SEANCËN PARAPRAKE PËR

VIKTIMAT NGA VEPRA PENALE ZHULJETA LAMAJ DHE KUDRETE ARSI

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 17.01.2024 ora 14:00 është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale me nr. 112 Akti, datë regjistrimi 24.11.2023, që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Elida Kaçkini dhe Alfred Shehu.

OBJEKTI:                       Pushimin e hetimeve në kuadër të proçedimit penal nr. 252/1/1, të vitit 2022 në ngarkim të personave nën hetim Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë peronave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar criminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të K.Penal, në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi.

BAZA LIGJORE:           Neni 328/1/dh dhe neni 329/a e vijues të K.Pr.Penale.

Gjykata bazuar në parashikimet e neneve 58, 332/a, 329/b, pika 1,137, 138, 140/5 dhe 142 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi të procedojë me njoftimin e nëpërmjet shpalljes publike, të viktimave të veprës penale, në raport me kërkimin për pushimin e procedimit penal.

Sa më sipër, në referim të neneve 58, 332/a, 329/b, pika 1,137, 138, 140/5 dhe 142 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet sa vijon:

  • Njoftimin për seancën paraprake të caktuar në datë 17.01.2024 ora 14:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, nëpërmjet shpalljes publike të shtetasve të dëmtuar (viktima) të veprës penale si më poshtë:
  • Kudrete Arsi, e bija e Met dhe e Fatmies, e datëlindjes 10.01.1949, lindur në Shkodër dhe banuese në Lagjen “Fari Ramadani”, Rruga “Bashkimi”, Palalti nr. 993, Shkodër,
  • Zhuljeta Lamaj e bija e Fore dhe e Eftali, e datëlindjes 10.12.1968, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë, Rruga “Skerdilajd Llagami”.

  • Njoftohen viktimat nga vepra penale se kanë të drejtë të marrin pjesë në seancë paraprake dhe të ushtrojnë të drejtat sipas parashikimeve të nenit 58 të Kodit të Procedurës Penale, në cilësinë e viktimës (të dëmtuarit) nga vepra penale, duke marrë pjesë personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor.
  • Bëhet me dije se, në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të neneve 332/a, pika 1 dhe 329/b, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, gjykimi do të vijojë pa prezencën e viktimave/kallëzuesve.
  • Akti i njoftimit, së bashku me “Letrën e të drejtave të viktimës së veprës penale”, sipas nenit 58 të K.Pr.Penale, afishohet pranë këndit të njoftimeve dhe në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës.

Për ekzekutimin e urdhrit dhe njoftimin e Gjykatës mbi zbatimin e tij, para datës së caktuar për zhvillimin e seancës, ngarkohet Kryesekretaria e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ