Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMES: Marie Prenga

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.  91 Akti                                                                             Tiranë, me datë 31.07.2023

LËNDA:     AFISHIMIN E NJOFTIMIT ME SHPALLJE PUBLIKE PËR VIKTIMËN NGA VEPRA PENALE ZJ. MARIE   PRENGA.

                         KRYESEKRETARISË

Me datë 19.09.2023, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore me:

Kërkues:     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.                   

Të pandehur:  

        • Dritan Rexhepi
        • Gentian Funiqi
        • Martin Bleta
        • Korado Keshteja
        • Artan Doçaj
        • Geraldo Martini
        • Aldo Majnishta

Akuzuar:    Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga  nenet 109/3, 278/1, 28/4, 303, 333/a2 dhe 334/1 të K.Penal.

Gjykata, bazuar në nenet 33/4, 132/2, 137, 58, 58/a, 138 dhe 140/5 të Kodit të Procedurës Penale, urdhëron afishimin e njoftimit me shpallje publike për viktimën:

  • Marie Prenga, e bija e Zef dhe e Tone, e datëlindjes 01.07.1972, banuese në rrugën “Teuta“, lagjia nr. 5, Kamëz, Tiranë.

Afishimi i njoftimit do të bëhet në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Ju bëjmë me dije se lidhur me veprimet tuaja për sa ka urdhëruar gjykata, të na bëni me dije me shkresë përcjellëse, dhe të njoftohet gjykata për këtë afishim përpara datës se seancës së ardhshme.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI