Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: ALEKSANDER LAHO

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.79 Akti                                                                                  Tiranë, me datë 12.09.2023

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurin Aleksandër Laho.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

datë 22.09.2023, ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore kundër:

KËRKUES:                   Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të pandehur:

  • Irgen Kërçuku

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale të  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.

  • Aleksandër Laho

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale të  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 dhe 25 të Kodit Penal.

OBJEKTI:                       Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.235 të vitit 2020

BAZA LIGJORE:          Neni 327/6 gërma “b”, 331 dhe 332/dh të K.Pr.Penale

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurin: Aleksandër Laho,i biri i Xhemalit dhe i Qefnies, i datëlindjes 03.08.1973 lindur në Shijak dhe banues në Shijak, Durrës, për tu paraqitur në seancën paraprake qe do të zhvillohet në datë 22.09.2023, ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit do të bëhet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin për të pandehurin Aleksandër Laho.
  2. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në 209.2023, ora 13:00.

GJYQTARE

ELSA ULLIRI