Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Ahmet Isufaj, Mariana Isufaj dhe Eneriada (Bregu) Isufaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.17/57/182 Akti                                                                             Tiranë më datë 18.04.2023

 

Lënda:            Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën gjyqësore ndaj subjektit të aktit normativ Ahmet Isufaj dhe personave të lidhur me të Mariana Isufaj dhe Eneriada (Bregu) Isufaj.

 

KRYESEKRETARISË

   

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 28.04.2023, ditë e Premte, ora 13:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore që i përket:

                                                    

KËRKUES:                           Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

                        

OBJEKTI:                             Konfiskimin e pasurive referuar aktit normativ nr.1, datë 31.01.2020, ndaj shtetasit Ahmet Isufaj.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të subjektit të aktit normativ Ahmet Isufaj dhe personave të lidhur me të Mariana Isufaj dhe Eneriada (Bregu) Isufaj, lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 28.04.2023, ditë e Premte, ora 13:00, nëpërmjet depozitimit:

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

GJYQTARE

Etleva DEDA