NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Aleks Nanaj, Aleks Likaj, Pashk Syla.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.10/39/80 Akti Tiranë, më 22.06.2023
Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për të pandehurit Aleks Nanaj, Aleks Likaj, Pashk Syla.
Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:
TË PANDEHURVE: 1.Aleks Nanaj (Alias Adil Nano)
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “ Trafikim të narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal (episodet e datave 06.10.2018, 24.11.2018, 06.12.2018, 13.12.2018,19.12.2018, 24.12.2018, 23.03.2019)
2.Emiljant (Emiljan) Lamkollari
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “ Trafikim të narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal (episodet e datave 06.12.2018, 13.12.2018, 19.12.2018, 23.12.2018)
3.Aleks Likaj
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “ Trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal
4.Pashk Syla
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “ Trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal
Në seancën gjyqësore të datës 15.06.2022, gjykata ka vendosur:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurve:
Aleks Nanaj (alias Adil Nano), i biri i Çune dhe i Bajame, i datëlindjes 23.07.1982, lindur në Golem-Gjirokastër dhe banues në Sarandë me adresë Lagjia Nr.1 Sarandë.
Aleks Likaj, i biri i Pëllumb dhe Behare, i datëlindjes 02.10.1987 lindur në Mallakastër dhe banues në Qaf-Gjashtë Sarandë.
Pashk Syla i biri i Vitor dhe i Mrikë, i datëlindjes 20.04.1991, lindur në Pukë dhe banues në adresën Rruga “Buones Aires” Kamëz Tiranë, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 06.09.2023, ditë e mërkurë, ora 09:00 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
GJYQTAR
ERJON ÇELA