Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Aleks Nanaj (alias Adil Nano); Emiljant (Emiljan) Lamkollari; Aleks Likaj; Pashk Syla

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.10/39/80 Akti                                                                                 Tiranë, më 01.06.2022

Njoftim me shpallje

 

datë 15.06.2022, ditë e merkurë, ora 11:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore

në ngarkim të të pandehurëve: 1. Aleks Nanaj (alias Adil Nano);  2.   Emiljant ( Emiljan )

Lamkollari;  3. Aleks Likaj; 4. Pashk Syla, të akuzuar për veprat penale parashikuar nga

nenet  283/a/2, 28/4, dhe 333/a/1,334  të Kodit Penal.

Gjykata konform nenit 140/5 të K.Pr.Penale, vendosi të njoftojë me shpallje në vendin e banimit, të pandehurit:

  1. Aleks Nanaj (alias Adil Nano), i biri i Çune dhe i Bajame, i datëlindjes 23.07.1982, lindur në Golem-Gjirokastër dhe banues në Lagjia nr.1 Sarandë.
  2. Emiljant (Emiljan) Lamkollari, i biri i Luan dhe i Mejreme, i datëlindjes 02.08.1991, lindur në Skrapar dhe banues në Lagjen Nr.1, Sarandë.
  3. Aleks Likaj, i biri i Pëllumb dhe i Behare, i dtalëlidnjes 02.10.1987, lindur në Mallakastër dhe banues në Gjashtë-Sarandë.
  4. Pashk Syla, i biri i Vitor dhe i Mrikë, i datëlindjes 20.01991, lindur në Pukë dhe banues në Rr “Buenos Aires’, Kamëz, Tiranë.

për t’u paraqitur pranë Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 15.06.2022, ditë e merkurë, ora 11:00.

Mosparaqitja e të pandehurve të sipërcituar, në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.

Një kopje e kësaj shpallje të afishohet në këndin e Gjykatës së Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Posacme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje i dërgohet për afishim Bashkisë Tiranë, Bashkisë Sarandë dhe një kopje qëndron në dosje.

Gjykata urdhëron depozitimin e shkresës për realizimin e afishimit të njoftimit në Gjykatën e Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda seancës së ardhshme.

GJYQTAR

ERJON ÇELA