Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Alma Hilmi Halili

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 54 Akti                                                                                     Tiranë, më datë 09.05.2023

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurën Alma Hilmi Halili.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

datë 23.05.2023, ditë e Martë, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore paraprake çështjen penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI:                       Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurës:

  • Alma Hilmi Halili

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Gjykata duke iu referuar akteve të dosjes, konstatoi se për të pandehurën Alma Hilmi Halili është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” e pa ekzekutuar deri në ketë fazë të procedimit.

Në këto kushte gjykata, në referim të parashikimeve të nenit 140, pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, krahas mënyrave të tjera të njoftimit, vlerëson të nevojshëm afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurën, me qëllim njoftimin efektiv të saj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore paraprake.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 140, pika 5 të K.Pr.Penale, Gjykata urdhëron:

-  Afishimin e aktit të njoftimit, në faqen e internetit dhe këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurën:

  1. ALMA HALILI, e bija e Hilmi dhe e Shqiponja, e datëlindjes 11.05.1971, lindur dhe banuese në Tiranë, me adresë: Rruga “Violeta Manushi”, Njësia Administrative nr. 3, Tiranë, me gjendje civile e martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

- Njoftohet e pandehura si më sipër, se seanca gjyqësore do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 23.05.2023, ditë e Martë, ora 10:00.

Bëjmë me dije se mosparaqitja në seancë gjyqësore passjell zhvillimin e gjykimit në mungesë.

- Ngarkohet kryesekretaria e Gjykatës për marrjen e masave për publikimin e aktit të njoftimit në faqen e internetit të gjykatës si dhe afishimin e tij në këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe për njoftimin e gjykatës për veprimet e kryera, para datës së caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ