Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Altin Hajri

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.25/146 Akti                                                                                        Tiranë, më datë10.05.2023

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për të pandehurin Altin Hajri.

KRYESEKRETARISË PRANË KËSAJ GJYKATE

Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes në seancë paraprake me objekt: dërgimin për gjykim ndaj të pandehurit Altin Hajri, akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet nenet 109/3, 278/1, 28/4, 303, 333/a2 dhe 334/1 të K.Penal.

Në seancë gjyqësore gjykata ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit Altin Hajri, i biri i Bajram dhe i Hatixhe, i datëlindjes 23.01.1984, lindur në Shijak dhe banues në Fshatin Pjezë ND 051, Xhafzotaj, Pjezë, Shijak, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 24.05.2023, ora 12:00, nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, b. në faqen e intërnetit të kësaj gjykate. c.në Njësinë Administrative Xhafzotaj, Bashkia Shijak.

Seanca e ardhshme paraprake do të zhvillohet në datë 24.05.2023, ora 12:00.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e intërnetit të kësaj gjykate. Altin Hajri, i biri i Bajram dhe i Hatixhe, i datëlindjes 23.01.1984, lindur në Shijak dhe banues në Fshatin Pjezë ND 051, Xhafzotaj, Pjezë, Shijak.

GJYQTARE

ETLEVA DEDA