Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Arenc Myrtezani

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
 GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
   PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.84 Akti                                                                                                   Tiranë, më 17.07.2023

Drejtuar:        KRYESEKRETARISË

Lënda:            Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën gjyqësore

 

datë 31.07.2023, ditë e hënë, ora 14:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes penale që i përket:                                            

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

NË NGARKIM TË PANDEHURVE:

1.Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248, 25, 259 i Kodit Penal (kjo e fundit sipas ligjit favorizues nr.144/2013);

2.Arenc Myrtezani, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245, 25, 143/3, 25, 144/a, 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

3.Giuseppe Ciaffaglione, i biri i Mario dhe i Lina, i datëlindjes 24.04.1968, lindur dhe banues në Itali, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi italiane, me gjendje gjyqësore i padënuar, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal;

4.Personi juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, me Nipt L62205045F, me seli qëndrore në Tiranë, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25, 143/3, 25 i Kodit Penal, si dhe edhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”  parashikuara nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal;

5.Personi juridik “Sili” sh.p.k, me Nipt L62123502B, me seli qëndrore në Durrës, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal;

6.Personi juridik “J.P.Y” sh.p.k, me Nipt L61705506F, me seli qëndrore në Durrës, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal;

7.Personi juridik “Pivot 04” sh.p.k, me Nipt L62128504T, me seli qëndrore në Durrës, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal;

8.Personi juridik “Best Services”sh.p.k, me Nipt L62421004J, me seli qëndrore në Tiranë.  akuzuar për kryerjen e veprave penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a, 25 i Kodit Penal;

9.Personi juridik “Forggy 03”sh.p.k, me Nipt L68502501E, me seli qëndrore në Lezhë, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal;

10.Personi juridik “General Servis”sh.p.k, me Nipt L61327018E, me seli qëndrore në Tiranë,  akuzuar për kryerjen e veprave penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal;

11.Personi juridik “Leli-17” sh.p.k, me Nipt L71414037S, me seli qëndrore në Tiranë, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a, 25 i Kodit Penal;

12.Personi juridik “RSI & T Group”sh.p.k, me Nipt L62214022M, me seli qëndrore në Tiranë,  akuzuar për kryerjen e veprave penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a, 25 i Kodit Penal;

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurit Arenc Myrtezani, lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 31.07.2023, ditë e hënë, ora 14:30, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate. 

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

Flora Hajredinaj